Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasje, trafik droge, armësh dhe atentati i dështuar ndaj Durim Bamit, SPAK çon në gjyq 6 anëtarët e grupit kriminal! Mes tyre vëllai i deputetit socialist

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vrasje, trafik droge, armësh dhe atentati i dështuar ndaj Durim Bamit, SPAK çon në gjyq 6 anëtarët e grupit kriminal! Mes tyre vëllai i deputetit socialist
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen në ngarkim të 6 personave, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi kriminal. Ky grup dyshohet për vepra të rënda, përfshirë atentatin e dështuar ndaj Durim Bami dhe Ervin Kodrës pesë vite më parë, si dhe vrasjet e Hamza Terziut dhe Shkëlzen Kastratit.

Ndër të akuzuarit është edhe Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndreca. Ai akuzohet për një stan me drogë dhe trafikim të 243 kg kanabis në Lezhë. I akuzuar është gjithashtu edhe kushëriri i tij, Elvis Ndreca, i cili doli në përgjimet e SKY ECC si i përfshirë në atentatin ndaj Bamit.

Të pandehurit në këtë dosje janë: Albert Zaja, Edison Muçeku (i ekstraduar nga Anglia), Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli (i ekstraduar nga Gjermania).

Gjashtë personat akuzohen për:

  • Tentativën e vrasjes së Durim Bamit dhe Ervin Kodrës më 4 nëntor 2020.
  • Përgatitjen e vrasjes së Hamza Terziut në maj-korrik 2020, ku janë përfshirë Albert Zaja dhe Edison Muçeku.
  • Sigurimin e mjeteve për vrasjen e Durim Bamit në korrik-gusht 2020, për të cilën akuzohet Elvis Ndreca.
  • Organizimin dhe financimin e një grupi për prodhimin dhe shitjen e 243 kg kanabis në Lezhë në tetor 2020, për të cilën akuzohet Armando Ndreca.
  • Tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve në vitet 2020-2021, ku janë përfshirë Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli.

SPAK gjithashtu ka njoftuar pushimin e çështjes ndaj dy personave të tjerë, Silvio Cara dhe Elmir Tufa. Këta dy ishin marrë si të pandehur për ekzekutimin gabimisht të Shkëlzen Kastratit, më 1 shkurt 2021, në vend të objektivit të vërtetë, Kelmend Kastratit. Pas hetimeve të thelluara dhe analizës së përgjimeve në SKY ECC, nuk u provua se ata ishin autorë të përfshirë në krim. Për këtë krim, ka akuzë dhe dënim ndaj Albert Zajës, i cili është pjesë e dosjes së mësipërme.

Tags: Adrian PikliAlbert ZajaArmando NdrecaDeivis BajramajDurim BamiEdison MuçekuElvis NdrecaErvin KodraHamza TerziuShkëlzen Kastratispak
Previous Post

Tenderi/ Gentian Gjyli i dhuron 1.8 miliard lekë Nikolla Çaçit për vizime, e kishte amanet nga Berberi

Next Post

Detaje nga hetimi i SPAK: Ja skema e pastrimit të parave e Ajola Xoxës

Next Post
Detaje nga hetimi i SPAK: Ja skema e pastrimit të parave e Ajola Xoxës

Detaje nga hetimi i SPAK: Ja skema e pastrimit të parave e Ajola Xoxës

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

October 19, 2026
Vajzat zinxhir përballë policisë në bulevard: Arrestoni Ramën

Vajzat zinxhir përballë policisë në bulevard: Arrestoni Ramën

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al