Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Detaje nga hetimi i SPAK: Ja skema e pastrimit të parave e Ajola Xoxës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Detaje nga hetimi i SPAK: Ja skema e pastrimit të parave e Ajola Xoxës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet e SPAK-ut në lidhje me një skemë të dyshuar pastrimi parash, ku përfshihet Ajola Xoxa. Sipas skemës së zbërthyer nga SPAK, Xoxa i jepte blerësve para cash në mënyrë të fshehtë, të cilat më pas i riktheheshin në formë të ligjshme përmes transfertave bankare, duke krijuar kështu iluzionin e një transaksioni të rregullt.

Pas ndarjes nga jeta të të atit në shkurt të vitit 2019, Ajola trashëgoi një sërë pronash. Njëra prej tyre ishte një ambient në pronësi të shoqërisë “Botime Enciklopedike” pranë zonës së ish-21 Dhjetorit në Tiranë. Ajo ia shiti këtë ambient një librashitësi për vlerën reale prej 50 mijë eurosh, por në kontratë u deklarua një shumë trefish më e lartë, 150 mijë euro. Diferencën prej 100 mijë eurosh, Xoxa ia ka dhënë cash blerësit, i cili më pas ia ka kthyer në rrugë bankare, duke ligjëruar kështu një pagesë që nuk kishte ndodhur realisht në atë formë.

Skema nuk përfundon me këtë pronë. Ajola ishte gjithashtu trashëgimtare e një automjeti të të atit, i cili ishte blerë për 7 mijë euro. Ajo ia shiti djalit të xhaxhait të saj, Valmir Xoxa, për 23 mijë euro, më shumë se trefishi i çmimit fillestar. Valmiri jo vetëm që nuk kishte mundësi financiare për ta blerë, por edhe e rishiti automjetin disa muaj më vonë për vetëm 11 mijë euro, çka ngre dyshime të forta mbi vlerën e fryrë të transaksionit.

Një tjetër pronë e trashëguar ishte një truall pranë “Shkollës së Kuqe” në Tiranë, ku babai i saj ishte bashkëpronar. Ajola dhe nëna e saj ia shitën pjesën e tyre sërish Valmir Xoxës për shumën 140 mijë euro, edhe pse, sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Valmiri nuk kishte kapacitet financiar për të kryer këtë blerje. Madje, për këtë truall, SPAK ka ngritur dyshime se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka ndërhyrë në planin vendor në mënyrë të paligjshme, për t’i dhënë zonës prioritet zhvillimi. Kjo ndërhyrje dyshohet se ka rritur vlerën e pronës së Ajola Xoxës me të paktën 350 mijë euro mbi çmimin real, duke dëmtuar interesat e qytetarëve të tjerë me prona në të njëjtën zonë.

Tags: Ajola Xoxaerion veliajspak
Previous Post

Vrasje, trafik droge, armësh dhe atentati i dështuar ndaj Durim Bamit, SPAK çon në gjyq 6 anëtarët e grupit kriminal! Mes tyre vëllai i deputetit socialist

Next Post

Rama leje për kullë 32 kate në mes të Sarandës për Shefki Karamuçën

Next Post
Rama leje për kullë 32 kate në mes të Sarandës për Shefki Karamuçën

Rama leje për kullë 32 kate në mes të Sarandës për Shefki Karamuçën

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al