Në hetimet e vazhdueshme për vrasjen e studentes shqiptare, Ilaria Sula, janë zbardhur fjalët e nënës së Mark Antony Samson, i cili ndodhet aktualisht në burg për krimin që ka tronditur Romën. Trupi i Iliarias u gjet në një humnerë pas një vrasjeje të tmerrshme të kryer nga ish-i dashuri i saj, Mark, në banesën e familjes Samson.
Gjatë marrjes në pyetje, nëna e Markut, një shtëpiake me probleme shëndetësore, ka deklaruar: “Po flija. Nuk kuptova asgjë. Ditën tjetër dola nga shtëpia.” Ajo dhe bashkëshorti i saj, Rik Samson, kanë pohuar se e dinin që Ilaria kishte qëndruar në shtëpinë e Markut natën e 25 marsit. Megjithatë, janë shfaqur shumë dyshime rreth roleve të tyre gjatë atyre 24 orëve, kur Marku vrau vajzën dhe fshehu trupin në një valixhe për ta hedhur më pas në një greminë 40 kilometra larg Romës.
Përkundër pohimeve të prindërve, dyshimet janë të shumta, pasi asnjë dëshmitar nuk ka dëgjuar britma ose zhurma nga dhoma e Markut. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që prindërit e Markut të kenë pasur një rol në fshehjen e trupit dhe mund të jenë përfshirë në bashkëpunim për vrasje me paramendim.