Thursday, June 12, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Kendi i Avokatit

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

Editor by Editor
May 16, 2025
in Kendi i Avokatit, KRYESORE, POLITIKE
0
E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
E fundit nga Avokati Altin Goxhaj:
“JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL LARG OBJEKTIVIT TË PARTISË. I propozoj Komitetit Drejtues fillimin e organizimi kombëtar të partisë për tu përballur me Zgjedhjet Lokale të 2027 si dhe thirrjen e Kuvendit në Shtator për zgjedhjen e Kryetarit”
Unë sot do i paraqes dorëheqjen si Kryetar i Partisë Aleanca Konservatore Për Shqipërinë Komitetit Drejtues për dështimin elektoral (numëruar në Qarkun Tiranë janë 1734 vota për ne (vetëm 10 kuti nuk janë numëruar nga 1282 kuti në total) dhe ende nuk ka dalë vota e Diasporës.
Objektivi kryesor ishte kapja e 10 mijë votave në kuadër të një fushate thjesht informimi nën censurë ku nuk arritëm as tek 25% e informimit të votuesve potencialë që tu bënim me dije se unë kandidoja në një Listë të Hapur në Koalicionin PD-ASHM.
Qarku Tiranë ishte i vetmi Qark në Shqipëri që Koalicioni (me vendim të drejtuesit të Fushatës Belind Këlliçi) refuzoi që të bëjë prezantimin e të gjithë kandidatëve në një tubim prezantues (u planifikua dhe anullua për arsye që veç Belindi i di) ndërsa në faqen zyrtare të PD mungon ndonjë e dhënë se ka ndonjë listë kandidatësh me emra dhe mbiemra e le më pastaj prezantim publik online apo në çdo formë tjetër duke dëmtuar çdo kandidat të Listës së Hapur në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.
Kujtoj që në këtë fushatë për hir të kohës së shkurtër që patëm (Partia jonë e re u regjistrua në KQZ ditën e fundit të afatit veç 24 orë pasi doli vendimi i Gjykatës), vendosa që e vetmja fushatë që mund të bëja ishte informimi publik në media dhe rrjetet sociale për prezencën e emrit tim në Listën e Koalicionit PD-ASHM dhe jo kërkimi i votës tek qytetarët.
Për fat të mirë të një urdhëri të brendshëm në strukturat e PD që askush nuk duhet të votojë emrin tim sepse i përkas një partie tjetër, çdo votë që më ka nderuar është 100% votë e mbështetësve dhe simpatizantëve tanë dhe nuk vjen nga votuesit e PD.
Siç e keni parë, as nuk takuam njeri, as organizuam takime, dhe i gjithë produksioni i fushatës ishin podcastet, videot, mijëra kartvizita (dhuruar në një kuti nga një dashamirës) dhe 4 kapele 🙂
Nuk mund të bënim më shumë për shkak të numrit të vogël të skuadrës dhe shtrirjes së gjerë gjeografike të zonës elektorale.
Numri prej 1734 votash (pa u numëruar ende vota e Diasporës) është një fakt i papranueshëm për objektivin që patëm dhe përgjegjësia është totalisht e imja dhe e askujt tjetër ndaj dhe i kërkoj të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues që askush të mos japë dorëheqje edhe sepse roli i tyre është i domosdoshëm për riorganizimin e partisë dhe thirrjen e Kuvendit në Shtator 2025.
Kujtoj që pavarësisht konstatimit të verifikuar 100%, që na kanë vjedhur në Komisionet e Numërimit diku tek 600-700 vota (dhe që do ua provojmë në ditët që vijnë me videot e KZAZve) ndërkohë që sot paraqitëm në KQZ edhe kërkesën për të marrë provat video (por ende nuk e dimë përgjigjen e votës së Diasporës për të cilat kemi shpresë për një numër minimumi 400 deri në 600 vota), rezultati i Partisë sonë i parashikuar shkon diku tek 3000 vota në Tiranë (3000 është numri minimal që duhet të ketë një parti politike). Ky rezultat është 3 herë më i vogël se pritshmëria që pata si Kandidat dhe Kryetar i Partisë Aleanca Konservatore Për Shqipërinë dhe për këtë shkak dorëheqja ime është minimumi që mund të bëj për të marrë të gjitha përgjegjësitë që më takojnë 100% (pavarësisht angazhimit të plotë për të rinumëruar çdo kuti nga 1280 kutitë e Qarkut Tiranë dhe votat e diasporës përgjatë periudhës Maj-Gusht 2025).
Sot do ti kërkoj Komitetit Drejtues të Aleanca Konservatore Për Shqipërinë që të rinisi proçesin e organizimit në të gjithë Shqipërinë përgjatë verës dhe në javën e parë të Shtatorit të mbledhim Kuvendin Kombëtar ku të bëjmë edhe Zgjedhjet konform Statutit për ti dhënë Shqipërinë një subjekt të aftë elektoral, të parin konservator, sovranist, euroskeptik, “right wing”, për tu angazhuar në Zgjedhjet Lokale 2027 që në Shtator 2025 për të fituar këshilltarë në çdo Bashki të Shqipërisë!
Ftoj këto qytetar të Shqipërisë që ti bashkohet Aleanca Konservatore Për Shqipërinë, të kontribojë me idetë dhe angazhimin e tij, e aq më shumë të kandidojë për forumet drejtuese të Partisë dhe aq më shumë në listat për këshilla bashkiakë.
P.s.
Në këto 34 vjet kam dhënë 17 herë dorëheqjen nga pozicione të ndryshme drejtuese por kjo s’më ka penguar që të luaj një rol konkret super aktiv në shoqëri dhe profesion.
Previous Post

Tabaku thellon rezultatin ndaj Alimehmetit

Next Post

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

Next Post
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Federata Serbe zbulon stadiumin ku do të presë Shqipërinë më 11 tetor!

Federata Serbe zbulon stadiumin ku do të presë Shqipërinë më 11 tetor!

June 12, 2025
PD: Publikimi i tezës së provimeve të maturës pas fillimit të testimit, dështim i sistemit arsimor

PD: Publikimi i tezës së provimeve të maturës pas fillimit të testimit, dështim i sistemit arsimor

June 12, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al