Monday, October 26, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit, autori në gjykatë deklaron se nuk e mban mend asgjë: Thikën e gjeta në rrugë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Vrasja e Martin Canit, autori në gjykatë deklaron se nuk e mban mend asgjë: Thikën e gjeta në rrugë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua gjyqi për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. I pandehur në këtë proces është vetëm një tjetër minoren, po 14 vjeç, i cili fillimisht mësohet se ka mohuar faktin që të jetë ai autori i goditjes me thikë të Martinit, ndërkohë që në seancën e djeshme është mësuar se ai ka thënë se nuk kishte thikë me vete po e gjeti në rrugë.

Versioni që u paraqit zyrtarisht për atë ngjarje nga ana e Policisë kishte të bënte me një skenë të pabesueshme, ndërsa kalimtar të rastit të cilët kanë parë përleshjen kanë treguar se në ngjarje ka pasur edhe persona të tjerë të pajisur me thika.

Madje vetë i mbijetuari i asaj përleshjeje, shoku i viktimës ka thënë se një person e ka goditur në ecje, pas shpine, ndërkohë që policia thotë se Mario Përlleshaj, i akuzuari kryesor ishte i shtrirë në tokë.

Megjithatë priten të merren edhe dëshmi të tjera në lidhje me shqyrtimin gjyqësor që po mbahet me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë dhe moshës së të pandehurit.

SEANCA

Sipas të dhënave gjyqësore bëhet me dije se në prani të psikologut, i mituri i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani 18 nëntorin e vitit të kaluar dëshmoi për herë të parë në Gjykatën e Tiranës, ku u zhvillua me dyer të mbyllura procesi ndaj tij. Në dëshminë e kërkuar nga prokuroria, i mituri shmangu shumicën e përgjigjeve.

Për dilemat e hetuesve mbi goditjen fatale me thikë që i mori jetën bashkëmoshatarit, mbi personat e përfshirë dhe momentin e përleshjes, i mituri u shpreh se nuk e mbante mend. I dyshuari deklaroi se nuk kishte thikë me vete atë ditë në shkollë.

Mjetin prerës tha se e gjeti në rrugë. Ai pranon se shkaqet e sherrit me bashkëmoshtarin e tij dhe nxënës në të njëjtën shkollë, “Fan Noli”, ishin vijim i debateve që kishte pasur 3 ditë para ngjarjes. Para togave të zeza, i mituri pretendoi se ishte goditur me grushte nga Martin Cani. Ky i fundit, sipas tij, i kishte dërguar ftesë në “SnapChat”, dhe aty tha se kanë vijuar debatet.

Autori i dyshuar pretendon se e kishin lënë të sqaroheshin të hënën, ditë kur edhe ndodhi vrasja, në një rrugicë pak metra larg shkollës. Tre ditë para se të vritej gjatë një sherri pas përfundimit të mësimit, Martin Cani dhe i dyshuari, kishin pasur një konflikt brenda shkollës, i cili në dukje u mbyll, por u neglizhua edhe nga vetë oficerja e sigurisë së “Fan Nolit” duke mos u raportuar në drejtori apo tek prindërit e fëmijëve.

Skena tragjike ndodhi pas mësimit. Ata u takuan jo shumë larg shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij. Pas ngjarjes autori e hodhi çantën me thikën në një ndërtesë të vjetër, e cila u gjet disa ditë më vonë dhe ekspertiza nxori se me të njëjtën thikë ishte goditur viktima dhe i plagosuri.

Previous Post

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen në Vlorë

Next Post

SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë

Next Post
SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë

SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri, gati dyfish më shumë se të moshuarit

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri, gati dyfish më shumë se të moshuarit

October 26, 2026
Plumbi i gomës i rrezikon syrin, Prokuroria e Tiranës nis hetimin kryesisht për plagosjen e protestuesit Erjon Vishkullit

Plumbi i gomës i rrezikon syrin, Prokuroria e Tiranës nis hetimin kryesisht për plagosjen e protestuesit Erjon Vishkullit

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al