Gjykata e Korçës ka vendosur të zbutë masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Meçen, të arrestuar lidhur me vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Pas 15 muajsh në paraburgim në Drenovë, gjykata ka vendosur që të dy të qëndrojnë në arrest shtëpie, pasi kanë përfunduar afatet e paraburgimit.
Hetimet e Prokurorisë së Korçës vazhdojnë, ndërsa autoritetet janë ende në pritje të akt-ekspertimit, ku është konstatuar se një pjesë e pamjeve filmike është e fshirë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të këtij viti në Pogradec, ku mbeti i vrarë Egli Proga.
Për shkak të një sherri për motive të dobëta, Meçe dhe Proga dyshohet në gjendje të dehur, janë konfliktuar fizikisht jashtë ambienteve të një lokali. 42-vjeçari pasi është dhunuar është futur në ambientet e brendshme të lokalit për disa minuta dhe pasi ka dalë jashtë ka rënë në rrugë pa ndjenja.








