Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Eglant Koçit/ Ja çfarë u kërkoi Sharkaj dy lavazhierëve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Vrasja e Eglant Koçit/ Ja çfarë u kërkoi Sharkaj dy lavazhierëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Veç kërkimeve ndaj Armand Shakajt, i dyshuar për vrasjen e Eglant Kocit, duke ndjekur pistën e krimit të ndodhur prej parave të call center-ave dhe të kriptomonedhave, rezulton se grupi i hetimit ka pyetur edhe pronarin e një exchange-i në Tiranë.

Sipas TCH, pasi familjari i Eglantit kishte depozituar denoncimin për zhdukjen e tij, në datë 5 qershor ai i tregoi më pas policisë se i vëllai konvertonte kriptomonedha në një subjekt pranë Spitalit Ushtarak. Por rezulton se administratori Kërciku ka shpjeguar se viktima kishte më shumë se një muaj që nuk ishte paraqitur për transferta. Kjo dëshmi ka përforcuar dyshimin fillestar të agjentëve të policisë, që vazhdojnë të hetojnë në drejtim të vrasjes së Eglant Kocit në Tiranë, ditën që u paraqit në biznesin e shokut të tij për shkak të portofolëve virtualë. I dyshuari rezulton se u thirr nga policia gjatë orëve që nuk dihej asgjë për fatin e të riut dhe, ndërsa ai rezultonte i zhdukur, Shakaj shprehet se e kishte takuar Eglantin në datën 3 qershor.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë e kriptomonedhave dhe të call center-ave.

Shakaj e mashtroi policinë duke e cituar viktimën t’i kishte thënë: “Njëri nga personat që ka portofolin tonë dixhital ka rënë në burg në Dubai, kurse tjetri i ka luajtur online bixhoz”. Menjëherë pasi u lirua, Shakaj u zhduk duke mos ia hapur telefonin policisë, ndërsa kamerat e sigurisë treguan itinerarin se si Eglanti, duke udhëtuar me një motor, vizitoi shokun e tij në datën 4 qershor. 40 minuta pasi kapërceu atë derë, një person i veshur me të zeza u largua me motorin e viktimës.

Përmes shumë dëshmive dhe kamerave të sigurisë, grupi i hetimit përforcoi dyshimet rreth të kërkuarit.

Pamjet më të rëndësishme për hetuesit janë ato të datës 5 qershor, ora 23:30, ku Shakaj nxjerr në holl, duke e tërhequr zvarrë, një qese në formën e trupit të njeriut, që e largon më pas me automjet. Kufoma u gjet pas ditësh të gjata të kërkimeve, ndërsa ADN-ja vërtetoi se bëhej fjalë për Eglant Kocin, ndërkohë që në burg vazhdon të mbahet 25-vjeçari Ena Zyferi, një student infermierie që punonte si kamarier dhe që dyshohet se përkrahu autorin e krimit duke fikur kamerat.

Prokuroria ka pyetur një listë të gjatë dëshmitarësh, mes tyre edhe lavazhierë, të cilëve Shakaj u tha për Porsche-n: “Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”. Të dy punëtorët shpjegojnë për hetuesit se gjatë punës vunë re se “në pjesën e tapetit të automjetit, pas ndenjëses së shoferit, kishte lëng të kuq, në pamje të parë si gjak”. /Top Channel

Previous Post

Të martën nis Parlamenti, në fokus të sesionit të ri Reforma Zgjedhore dhe Territoriale

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vrasja e Eglant Koçit/ Ja çfarë u kërkoi Sharkaj dy lavazhierëve

Vrasja e Eglant Koçit/ Ja çfarë u kërkoi Sharkaj dy lavazhierëve

September 7, 2026
Të martën nis Parlamenti, në fokus të sesionit të ri Reforma Zgjedhore dhe Territoriale

Të martën nis Parlamenti, në fokus të sesionit të ri Reforma Zgjedhore dhe Territoriale

September 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al