Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Eduart Reçit, autori hodhi fishekzjarrë për kamuflim

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Uncategorized
0
Vrasja e Eduart Reçit, autori hodhi fishekzjarrë për kamuflim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i regjistruar dy ditw më parë, ku u ekzekutua në mes të Tiranës në mënyrë misterioze biznesmeni 52-vjeçar Eduart Reçi.

Burime për mediat pranë grupit hetimor bëjnë me dije se para se të qëllohej drejt tij, pranë pallatit të Eduart Reçit janë dëgjuar dhe shpërthime fishekzjarrësh, të cilat dyshohet se janë përdorur për kamuflim nga autorët. Mësohet se jo vetëm atë natë, por në të njëjtën orë janë dëgjuar shpërthime fishekzjarrësh për disa netë rresht gjatë kësaj jave në të njëjtin vend.

Në momentin kur është qëlluar, Reçi ka qenë në sheshpushimin e pallatit, ndërsa bashkëshortja e tij ka qenë brenda pallatit, ku po pastronte, pasi kanë në pronësi disa apartamente që i lëshonin me qira ditore për turistët.

Burime bëjnë me dije se gjatë shpërthimeve të fishekzjarreve, Eduart Reçi është shtrirë në tokë pasi është qëlluar, ndërsa bashkëshortja e tij fillimisht ka menduar se ndonjë cifël e fishekzjarreve i ka rënë në kokë.

Plumbi në kokën e 52-vjeçarit është konstatuar vetëm në momentin kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes ambulanca. Kjo kuptohet edhe nga njoftimi paraprak që është bërë në Polici, ku është njoftuar përmes një telefonate se ka një person të gjakosur dhe jo për person të plagosur me armë zjarri.

Ndërkohë, Policia ka si provë vetëm predhën e plumbit dhe jo gëzhojën. Nga hetimet paraprake, dyshohet se Eduart Reçi është qëlluar nga një distance prej 20-30 metrash me një pushkë të shkurtër sportive amerikane me dylbi, prodhim i viteve të fundit. Kjo armë kur qëllon nuk bën aq zhurmë sa armët e zakonshme të zjarrit, si dhe e mban gëzhojën brenda në armë.

I filmuar nga kamerat e sigurisë, Eduart Reçi në momentin kur është qëlluar ka qenë duke përdorur celularin. Ky celular i viktimës është dërguar për ekspertim me shpresën se mund të zbulohet ndonjë e dhënë në komunikimet që ka pasur së fundmi.

Grupi hetimor po bën kqyrjen në distancë të kamerave të sigurisë edhe për ditët para ngjarjes për të parë lëvizje të dyshimta të personave që mund ta kenë ruajtur.

Dëshmi në Polici ka dhënë djali i viktimës, i cili ka deklaruar se aktualisht babai i tij nuk ka pasur konflikte, në dijeninë e tij. Mësohet se Eduart Reçi në të kaluarën ka patur disa procese gjyqësore në lidhje me konflikte pronësie, por që ishin zgjidhur.

Kujtojmë se vrasja ndodhi pranë një lokali në rrugën “Faik Konica” pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Para disa vitesh, Eduart Reçi ka qenë drejtor në një prej drejtiorive të institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror, teksa vitet e fundit ka qenë i njohur për aktivitetin e tij në ndërtim, pasi ka ndërtuar disa pallate pranë zonës ku iu bë atentati dhe është pronari i kompanisë “ELGM.shpk”.

Biznesmi Eduart Reçi me origjinë nga Dibra ishte babai i dy fëmijëve. Mësohet se pallatin ku jetonte, viktima e kishte ndërtuar vetë.

Previous Post

Shfrytëzonin për p*ostitucion 5 kineze, arrestohen 2 persona në Tiranë!

Next Post

Dogjani del nga SPAK: Ilirjan Çela në bashkëpunim me Kadastrën, grabiti pronën publike

Next Post
Dogjani del nga SPAK: Ilirjan Çela në bashkëpunim me Kadastrën, grabiti pronën publike

Dogjani del nga SPAK: Ilirjan Çela në bashkëpunim me Kadastrën, grabiti pronën publike

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Patentat/ Procedurë e re për kontrollin mjekësor, si do të merret dhe rinovohet leja e drejtimit

Patentat/ Procedurë e re për kontrollin mjekësor, si do të merret dhe rinovohet leja e drejtimit

November 4, 2026
Arrestimet e dhunshme të aktivistëve, protesta zhvendoset te Drejtoria e Policisë

Arrestimet e dhunshme të aktivistëve, protesta zhvendoset te Drejtoria e Policisë

November 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al