Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Von der Leyen sot në Tiranë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Von der Leyen sot në Tiranë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 23 tetor do të qëndrojë në Tiranë, në ndalesën e parë të turneut të saj në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë vizitës në kryeqytetin e Shqipërisë, ajo është paraparë të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj, dhe me kryeministrin Edi Rama. Zyrtarja e lartë evropiane po ashtu do të marrë pjesë edhe në përurimin e Kampusit të Kolegjit Evropian në Tiranë.

Takimi me Ramën është paraparë të zhvillohet në orën 15:10 dhe pritet që pas takimit të ketë deklarim për media. Në orën 17:00 do të marr pjesë në hapjen e Kolegjit Evropian.

Ndërkaq, me Begajn do të takohet të enjten në orën 10:00.

Sipas paralajmërimeve nga KE-ja, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen do të përqendrohet më së shumti në ndihmën që Bashkimi Evropian po u jep vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane.

Së fundi, BE-ja ka miratuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor që parasheh ndihmë prej 6 miliardë eurosh për shtetet e këtij rajoni.

Javë më parë, BE-ja i miratoi agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë paraqitur ato si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes.

Pas Shqipërisë, më 24 tetor Von der Leyen do të shkojë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje e Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit, dhe do të shpreh gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në përballje me pasojat.

Në Serbi, Von der Leyen do të qëndrojë më 25 tetor, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Von der Leyen do të udhëtojë pastaj për vizitë në Kosovë të shtunën e 26 tetorit, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë. /REL/

Previous Post

Pensionistët në protestë: Është bërë ku thërret qameti

Next Post

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 41-vjeçari në Itali

Next Post
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 41-vjeçari në Itali

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 41-vjeçari në Itali

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Netflix, piktura dhe kuti me euro: gjurmët e Belinda Ballukut në vilën e fshehur në Dhërmi

Netflix, piktura dhe kuti me euro: gjurmët e Belinda Ballukut në vilën e fshehur në Dhërmi

November 3, 2026
Gazeta amerikane: Revolta në Tiranë, ‘kryeqytetin e drogës’, për largimin e Ramës

Gazeta amerikane: Revolta në Tiranë, ‘kryeqytetin e drogës’, për largimin e Ramës

November 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al