Ish-drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni ka ankimur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga GJKKO.
Kërkesa për ankimim i është drejtuar Apelit të Posaçëm.
Ish-kreu i SHISH është nën hetim nga SPAK për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, pasi akuzohet se ka ndihmuar Ergys Agasin.
Në dosjen hetimore janë bërë publike edhe detaje nga komunikimet mes Hysenit dhe Agasit. Sipas materialeve të raportuara, gjatë periudhës 28 qershor–26 gusht janë evidentuar 508 forma komunikimi mes tyre, përfshirë telefonata, video-thirrje dhe mesazhe.








