Situata në Lezhë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa policia ka shoqëruar një të ri pas incidenteve të regjistruara në qytet.
Sipas informacioneve paraprake, i riu, së bashku me disa persona të tjerë, dyshohet se po tentonte të thyente xhamat e automjeteve të parkuara.
Ndërkohë, situata në disa qytete të Shqipërisë mbetet e tensionuar, ndërsa në Tiranë vijon ende grumbullimi i studentëve dhe qytetarëve në disa zona të kryeqytetit.








