Një person është vetëplagosur pasditen e sotme me armë gjahu në Postribë në Shkodër.
Policia rajonale njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejt dhe dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armën e gjahut që e mbante me leje, F. V., 57 vjeç. Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe për dokumenimin ligjorë të rastit.