Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vajzat e mitura dhunohen në grup, prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para. Policia hesht

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Vajzat e mitura dhunohen në grup, prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para. Policia hesht
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dhuna tek adoleshentët sa vjen e po shtohet, i tillë është dhe rasti që Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së hënës.

Dhunojnë, filmojnë e më pas shantazhojnë me përhapjen e filmimeve në rrjetet sociale, gjithçka për të përfituar para.

Dy nëna kanë denoncuar publikisht një ngjarje të rëndë dhune ndaj fëmijëve të tyre të mitur në zemër të Tiranës. Vajzat, të moshës 12 dhe 15 vjeç, janë dhunuar fizikisht nga një grup prej nëntë vajzash bashkëmoshatare, ndërsa policia, sipas prindërve, nuk ka marrë asnjë masë ndaj autorëve  edhe pse identiteti i tyre është bërë i ditur.

Sipas dëshmisë së njërës prej nënave, tre vajzat , dy të sajat dhe një shoqe e tyre  po kalonin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit kur u sulmuan pa paralajmërim. “I thirrën, i ofenduan, më pas i kapën dhe i goditën pa mëshirë. Njërën prej vajzave e shtrinë në tokë, tentuan ta zhveshin dhe të filmonin gjithçka”, tregon e tronditur nëna. Videoja e ngjarjes është shpërndarë në rrjetet sociale dhe përmes saj janë identifikuar autoret, të cilat, sipas denoncuesve, banojnë në zonën e Yzberishtit.

Prindërit tregojnë se ngjarja është shumë më e rëndë sesa një konflikt adoleshentesh. Sipas tyre, vajzat dhunuese kishin dalë me qëllim për të dhunuar dikë, ta filmonin dhe më pas të përfitonin para duke shantazhuar. Kështu sipas prindërve janë shprehur dhunueset në dëshminë e tyre dhënë në polici. Madje dhunueset i kanë gjetur vetë prindërit evajzave të dhunuara e më pas i kanë denoncuar në polici.  “Vajzat tona nuk i njihnin fare. Ishin thjesht në vendin e gabuar, në momentin e gabuar”, shprehen ato.

Pas denoncimit në polici, prindërit thonë se janë përballur me një mur heshtjeje dhe neglizhence. “Shkuam në Komisariatin Nr. 1, ku na tha oficeri i policisë gjyqësore se nuk kanë çfarë të bëjnë. Se nuk mund të ndërhyjnë në konflikte mes të miturve dhe se vetëm kur ndodh një vrasje mund të veprojnë. Madje fajësoi familjet për mënyrën si rriten fëmijët”, tregojnë denoncueset.

Ndërkohë, situata për viktimat është kthyer në një makth të përditshëm. Vajzat nuk guxojnë më të shkojnë në shkollë dhe jetojnë në frikë të vazhdueshme, pasi dhunueset jo vetëm që janë të lirshme, por edhe i kërcënojnë përmes rrjeteve sociale se do hakmerren për denoncimin.

Prindërit bëjnë apel për drejtësi dhe mbrojtje, duke kujtuar se raste të tilla kanë përfunduar edhe në tragjedi. “Mos të presim që të ndodhë më e keqja. Nuk dua që fëmija im të bëhet viktimë e radhës për t’u kujtuar se duhet vepruar më herët”, thotë një prej tyre, duke përmendur rastin e një 15-vjeçari që humbi jetën pas një konflikti të ngjashëm. TCH

Previous Post

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Vijojmë të paguajmë më shtrenjtë për ushqimet

Next Post

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Next Post
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al