Erion Veliaj, ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Posaçme, duke kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së akteve të hetimit që lidhen me të.
Në kërkesën e tij drejtuar konkretish gjyqtarit Erion Bani, Veliaj argumenton se nga shqyrtimi i një pjese të akteve të vëna në dispozicion nga Prokuroria e Posacme, janë konstatuar “shkelje të rënda procedurale”, të cilat sipas tij, e bëjnë të pavlefshëm çdo veprim hetimor dhe provë të marrë si pasojë e tyre.








