Portali Maska.al nuk është akredituar sërish nga Federata Shqiptare e Futbollit për të ndjekur nga afër ndeshjen miqësore Shqipëri-Izrael, që do të zhvillohet më 3 qershor në stadiumin “Air Albania”.
Sipas një emaili zyrtar të dërguar nga Departamenti i Komunikimit i FSHF-së, kërkesa e medias është refuzuar me argumentin se kapacitetet e tribunës së medias nuk lejojnë akreditimin e të gjithë gazetarëve që kanë aplikuar.
Në njoftim thuhet se “për shkak të kërkesave dhe kapaciteteve të tribunës së medias, ishte e pamundur akreditimi i gjithë gazetarëve të cilët kanë aplikuar për këtë ndeshje”.

Ky është rasti i radhës kur Maska.al mbetet jashtë aktiviteteve të Kombëtares shqiptare, duke ngritur pikëpyetje mbi kriteret e përzgjedhjes së mediave që pajisen me akreditim.
Refuzimi vjen në prag të ndeshjes miqësore me Izraelin.








