Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Plas skandali tek banka e Kadri Morinës, vidhen 400 mijë euro

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Plas skandali tek banka e Kadri Morinës, vidhen 400 mijë euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka zbuluar një skemë të dyshuar vjedhjeje dhe falsifikimi në “UBA Bank” duke çuar në ekzekutimin e 12 masave të sigurisë ndaj punonjësve të saj.

Konkretisht, janë caktuar masat “Arrest në burg” për drejtorin dhe zv drejtorin, A.K. dhe G.H., “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për 10 personat e tjerë, të dyshuar për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Procedimi penal ka nisur pas kallëzimit të shtetasit I.O., i cili denoncoi se nga tre llogaritë e tij në bankë ishin tërhequr rreth 500 mijë lekë pa autorizimin e tij. Një kallëzim tjetër u depozitua nga vetë banka, e cila evidentoi tërheqje të paautorizuara nga llogaria e një klienteje tjetër.

Nga hetimet rezultoi se janë kryer të paktën 30 tërheqje pa mandat nga llogaritë e klientëve, si dhe janë hapur dhe mbyllur pa autorizim depozita me afat në euro dhe dollarë.

Raportohet se deri më tani, dëmi i dokumentuar nga hetuesit llogaritet në mbi400 mijë euro

Tiranë/Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizon në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Wrong Transaction”.

Ekzekutohen masa sigurie për 11 punonjës në një bankë të nivelit të dytë, të cilët nëpërmjet falsifikimit dhe ndërhyrjeve në sistemin kompjuterik, iu vodhën 2 klientëve, 309 740 euro dhe 92 000 dollarë.

Shpallet në kërkim 1 punonjëse.

Në kuadër të operacionit “Wrong Transaction”, pas një hetimi proaktiv rreth kallëzimeve të 2 shtetasve, kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, u ekzekutuan këto masa sigurie:
-masa “Arrest në burg”, për shtetasit A. K., 33 vjeç dhe G. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, përkatësisht drejtor dhe zëvendësdrejtor i një filiali banke të nivelit të dytë;
-masa “Arrest në shtëpi”, për shtetaset G. B., 42 vjeçe, D. D., 24 vjeçe, O. K., 24 vjeçe, R. S., 27 vjeçe dhe Zh. B., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, të gjitha punonjëse shërbimi në këtë bankë;
-masa “Pezullim i ushtrimit të detyrës a shërbimit publik”, për shtetasit E. Q., 47 vjeçe, I. D., 25 vjeçe, E. K., 38 vjeçe dhe B. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, të gjithë punonjës shërbimi në të njëjtën bankë.

Në vijim, u shpall në kërkim shtetasja B. N., 25 vjeçe, gjithashtu punonjëse shërbimi, për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Punohet për kapjen e saj.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, duke shpërdoruar detyrën respektive, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë ndërhyrë në sistemet bankare të 2 klientëve në bankë, për të vjedhur nga llogaritë e tyre, 309 740 euro dhe 92 000 dollarë në total.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Tags: arrestimDrejtorKadri MorinësUBA Bank
Previous Post

Nga “tapeti i kuq” për Kushner te protesta e Zvërnecit, paradoksi politik i Agron Shehajt

Next Post

Vazhdon sulmi i FShF-së ndaj Maska.al, nuk e akrediton sërish për ndeshjen e Kombëtares

Next Post
Vazhdon sulmi i FShF-së ndaj Maska.al, nuk e akrediton sërish për ndeshjen e Kombëtares

Vazhdon sulmi i FShF-së ndaj Maska.al, nuk e akrediton sërish për ndeshjen e Kombëtares

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al