Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Urdhri i ri i mjekut/ Kushtetuesja: Drejtori i spitalit nuk mund të vendosë për dypunësimin e mjekëve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Urdhri i ri i mjekut/ Kushtetuesja: Drejtori i spitalit nuk mund të vendosë për dypunësimin e mjekëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, në lidhje me aktin normativ të Qeverisë për “Urdhrin e ri të Mjekut”.

Më konkretisht, gjyqtarët e Kushtetueses kanë rrëzuar si antikushtetuese pikat 1, 3, 5, 7 dhe 9 të nenit 8/a, që kufizonin të drejtën e mjekëve për të punuar në sektorin privat, duke u dhënë drejtuesve të institucioneve publike pushtet disproporcional për të miratuar ose refuzuar kërkesat e tyre.

Po ashtu, Gjykata ka shfuqizar dhe shkronjën “d” të nenit 17/1, e cila parashikonte heqjen e licencës si masë disiplinore pa kritere të qarta, si dhe fjalinë e fundit të nenit 17/3, që parashikonte se kjo masë nuk shuhet kurrë, duke e cilësuar këtë si cenim të rëndë të së drejtës për punë dhe joproporcional me qëllimin.

Urdhri i Mjekut u ndryshua nga Qeveria në tetor të vitit të kaluar, pas skandalit në spitalin Onkologjik në QSUT, ku mjekët kishin ngritur një skemë abuzive për t’i çuar pacientët me sëmundje turmoriale për t’i operuar në klinikat e tyre private.

ARGUMENTET E DHËNA NGA GJYKATA KUSHTETUESE

“Për pretendimet për të drejtën për kujdes shëndetësor dhe standardin më të lartë shëndetësor Gjykata vlerësoi se kërkuesit nuk legjitimohen, pasi mjekët anëtarë të Sindikatës dhe anëtarë të Urdhrit të Mjekëve nuk paraqiten thjesht si individë, por në cilësinë e mjekut, për rrjedhojë ata nuk janë titullarë të këtyre të drejtave. Ndërsa për sa i përket pretendimit për cenimin e parimit të barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit Gjykata vlerësoi ta analizojë në themel të lidhur me lirinë e veprimtarisë ekonomike dhe të drejtën për punë dhe ushtrimit të një profesioni.

Për sa i përket themelit të pretendimeve, Gjykata, në lidhje me pretendimin e kërkuesve për cenimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike në drejtim të kufizimit të së drejtës së mjekëve për të mos punuar në sistemin shëndetësor jopublik më shumë se 30 % të orëve mujore që punojnë në sistemin shëndetësor publik, nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000, për rrjedhojë, në kuptim të nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577/2000, ky pretendim konsiderohet i rrëzuar.

Për sa i përket pretendimit për cenimin e parimit të shtetit të së drejtës në drejtim të vetërregullimit të Urdhrit të Mjekëve, Gjykata arriti në përfundimin se ai është i pabazuar, pasi mbikqyrja e shtetit për ofrimin e shërbimit shëndetësor është funksion publik dhe si i tillë shteti ka diskrecion të vendosë në lidhje me organizimin e tij. Në këto kushte edhe pretendimet për VKM-në nr. 85, datë 10.02.2025 “Për përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Disiplinës dhe të Komisionit të Apelimit”, të cilat lidhen në thelb me pavarësinë organizative dhe vetërregullimin e Urdhrit të Mjekëve janë të pabazuara.

Për sa u përket pretendimeve në lidhje me nenin 8/a të ligjit nr. 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, të shtuar me aktin normativ nr. 2, datë 01.08.2024, Gjykata vlerësoi se detyrimi i anëtarëve të Urdhrit të Mjekëve që kërkojnë të ushtrojnë profesionin e mjekut në një institucion shëndetësor jopublik për t’i bërë kërkesë titullarit të institucionit shëndetësor publik ku ata janë të punësuar, i cili pasi vlerëson një sërë kriteresh vendos miratimin ose mosmiratimin e kërkesës, është i papajtueshëm me Kushtetutën. Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se diskrecioni në vendimmarrje i titullarit të institucionit është joproporcional, pasi, nga njëra anë, dypunësimi i mjekëve është i lejueshëm sipas parashikimeve të vetë ligjit dhe, nga ana tjetër, ky kufizim është i tillë që çon deri në mohimin e vetë kësaj të drejte.

Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për punë dhe ushtrimit të profesionit në drejtim të nenit 17, pika 1, shkronja “d”, të ligjit nr. 123/2015, të ndryshuar me aktin normativ nr. 2, datë 01.08.2024, që parashikon masën disiplinore të heqjes së licencës për ushtrimin e profesionit të mjekut, Gjykata vlerësoi se dispozita mbart paqartësi për sa u përket kritereve mbi bazën e të cilave mund të jepet kjo masë disiplinore. Po në drejtim të së drejtës për punë dhe ushtrimit të profesionit, Gjykata vlerësoi se fjalia e fundit e pikës 3 të këtij neni, sipas së cilës masa disiplinore e heqjes së licencës për ushtrimin e profesionit të mjekut nuk shuhet, është e papajtueshme me Kushtetutën, pasi vendos një kufizim më të ashpër sesa është e nevojshme për arritjen e qëllimit të synuar, për rrjedhojë cenon të drejtën në atë masë që, në thelb, e asgjëson atë.

Për sa i përket pretendimit të kërkuesve për cenimin e nenit 101 të Kushtetutës për shkak të miratimit të aktit normativ në mungesë të kushteve të nevojës dhe urgjencës, Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000, për rrjedhojë, në kuptim të nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577/2000, edhe ky pretendim konsiderohet i rrëzuar.”

Previous Post

Banka Botërore: Pothuajse 700 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë në varfëri ekstreme

Next Post

U kapën me 250 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Londër

Next Post
U kapën me 250 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Londër

U kapën me 250 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Londër

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

November 5, 2026
Dhuna në protesta, ambasadorja e BE-së ‘i tërheq veshin’ qeverisë: Reagimi i policisë të jetë proporcional

Dhuna në protesta, ambasadorja e BE-së ‘i tërheq veshin’ qeverisë: Reagimi i policisë të jetë proporcional

November 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al