Sunday, November 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Udhetime me avion privat dhe dhurata miliona €/ Kush eshte modelja shqiptare ne dosjen Epstein

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Udhetime me avion privat dhe dhurata miliona €/ Kush eshte modelja shqiptare ne dosjen Epstein
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Publikimi i dokumenteve të reja të lidhura me çështjen e financierit amerikan Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje disa emra të njohur nga politika, arti dhe bota e showbiz-it.

Mes tyre përmendet edhe modelja shqiptare Misse Beqiri, emri i së cilës figuron në materialet e bëra publike së fundmi.

Sipas raportimeve të medias britanike The Sun, në dokumente përmendet një takim i zhvilluar në vitin 2011 mes Beqirit dhe Epstein, i cili më vonë do të përballej me akuza të rënda për trafikim dhe shfrytëzim seksual të të miturve.

Burime pranë modeles kanë deklaruar se ajo ka qenë në fillimet e karrierës kur ka pranuar takimin, pasi i ishin premtuar mundësi në fushën e modelingut. Sipas të njëjtave burime, ajo nuk kishte dijeni për të kaluarën penale të Epstein në atë periudhë dhe nga takimi nuk ka pasur asnjë situatë të papërshtatshme. Po ashtu, theksohet se ajo ndjen keqardhje për viktimat dhe beson se drejtësia duhet të vihet në vend.

Raportimet theksojnë se Epstein kishte shfaqur interes për modelen shqiptare, duke i propozuar një udhëtim me avion privat drejt Parisit për një aktivitet mode, si dhe duke i ofruar një automjet luksoz me vlerë rreth 100 mijë paund. Takimi i parë mes tyre thuhet se është zhvilluar në rezidencën e tij në Manhattan, një pronë luksoze me vlerë dhjetëra milionë paund.

Takimi kishte ndodhur vetëm pak muaj pasi Epstein kishte përfunduar një dënim prej 13 muajsh burg dhe një vit arrest shtëpie, pas një marrëveshjeje gjyqësore të vitit 2008 lidhur me sigurimin e një të miture për prostitucion. Sipas burimeve, Beqiri nuk kishte qenë në dijeni të këtij fakti në kohën e takimit.

Misse Beqiri u bë e njohur ndërkombëtarisht edhe si bashkëshortja e ish-portierit të Manchester United, Anders Lindegaard, me të cilin u martua në vitin 2016. Nga kjo martesë ata kanë një djalë.

Më pas, ajo pati një lidhje me Jake Hall, e cila përfundoi në vitin 2021. Nga kjo marrëdhënie ka një vajzë.

Një nga episodet më të rënda në jetën e saj mbetet vrasja e vëllait, Flamur Beqiri, i cili u qëllua për vdekje në prag të Krishtlindjes 2019 në Londër. Për këtë ngjarje, Anis Hemissi u dënua me burgim të përjetshëm, me një minimum prej 35 vitesh.

Previous Post

U shpenzuan 1.2 mln euro/ Tjetër skandal, shembet brenda vitit Unaza e Burrelit

Next Post

Media austriake: Video seksuale dhe akuza për tendera, Belinda Balluku në qendër të një skandali të madh

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit
AKTUALITET

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

by Pali
November 1, 2026
0

Një aksident ka ndodhur në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Read moreDetails
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al