Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U premtonte dëmshpërblime familjeve të prekura nga tërmeti, 45-vjeçarja mashtron 30 persona për 600 mijë euro

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
U premtonte dëmshpërblime familjeve të prekura nga tërmeti, 45-vjeçarja mashtron 30 persona për 600 mijë euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mashtronte familjet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 duke u premtuar dëmshpërblime dhe banesa të reja në këmbim të parave, arrestohet 45-vjeçarja në Tiranë.

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, ka arrestuar Ina Cakajn, e cila dyshohet se kishte ngritur një skemë mashtrimi ndaj rreth 30 personave në zonën e Fushë-Krujës.

Sipas hetimeve, 45-vjeçarja prezantohej si punonjëse e administratës shtetërore dhe u kërkonte qytetarëve shuma që varionin nga 1 mijë deri në 10 mijë euro.

Në këmbim, ajo u premtonte familjeve të prekura nga tërmeti i vitit 2019 se do t’u siguronte dëmshpërblime ose banesa të reja, duke përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash.

Deri në këtë fazë të hetimit, skema dyshohet se ka shkaktuar një dëm financiar prej rreth 60 milionë lekësh të vjetra.

Gjatë veprimeve hetimore, Policia ka sekuestruar edhe dokumente dhe certifikata familjare në emër të personave të dëmtuar, të cilat dyshohet se janë përdorur nga 45-vjeçarja në funksion të skemës së mashtrimit.

Ina Cakaj është vënë nën akuzë për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë mashtruar dhe për të dokumentuar raste të tjera ku dyshohet përfshirja e 45-vjeçares.

Previous Post

Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës, evakuohet personeli

Next Post

Përplasi për vdekje vajzën 1 vjeçe në Tiranë, arrestohet 24-vjeçari

Next Post
Përplasi për vdekje vajzën 1 vjeçe në Tiranë, arrestohet 24-vjeçari

Përplasi për vdekje vajzën 1 vjeçe në Tiranë, arrestohet 24-vjeçari

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al