Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

U la në burg, ironia e Malltezit me trupin gjykues në GJKKO

Editor by Editor
in POLITIKE
0
U la në burg, ironia e Malltezit me trupin gjykues në GJKKO
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha, do të vijojë të qëndrojë në qeli, bazuar në vendimin e dhënë nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila la në fuqi masën e arrestit me burg për të, në seancën e mbajtur mbrëmjen e së hënës në GJKKO.

Malltezi nuk ka kursyer ironinë para trupit gjykues në GJKKO, kur iu drejtua duke i thënë “nuk e dija që armiku isha unë”.

Malltezi tha para GJKKO se procesi për privatizimin e kompleksit Partizani nisi në vitin 2000. Madje Malltezi ka pohuar se inventarizimi ka nisur nga kryebashkiaku i kohës, kryeministrii i sotëm Edi Rama. Malltezi u shpreh se prona nuk ka qenë zonë sportive sikundër pretendon SPAK, por ka qenë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi. Ai tha se zona sportive ishte e uzurpuar nga persona në mënyrë të paligjshme. Ai ka pohuar se ka pasur dijeni lidhur me hetimin e SPAK.

“Nuk e dija që isha unë armiku. Të gjitha procedurat për privatizimin e objektit, kanë nisur në vitin 2000.

Inventarizimi është firmosur nga kryeministri aktual Edi Rama, që ne atë kohë ishte kryetar bashkie. E gjithë prona nuk ka qënë zonë sportive, siç pretendon prokuroria, por ka qënë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi. Zona sportive ka qene me uzurpues të pa ligjshëm i cili pretendonte se e kishte të regjistruar shoqëri aksionere Kf Partizani.

Vetë Ministria e Mbrojtjes në kohën e Pandeli Majkos ka hapur një proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës. Në atë kohë gjykata shfuqizoi Kf Partizanin të regjistrohej si shoqëri aksionere. Unë jam profesor doktor dhe jetoj në Shqipëri edhe pse kam patur mundësi të largohem. Hetimi prej vitit 2020 po mbahej qëllimisht dhe unë kam qenë në dijeni të këtij procedimi”, tha thënë Malltezi.

Ky i fundit u arrestua nga forcat operacionale pasditen e së shtunës, teksa ndodhej në aeroportin “Nënë Tereza” duke pritur bashkëshorten e tij nga një udhëtim.

Ndaj Malltezit, i cili është person nën hetim, janë ngritur dy akuza nga SPAK, ajo e korrupsionit në bashkëpunim dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Gjithashtu GJKKO ka vendosur sekuestro për 6 llogari bankare dhe një seri pronash të paluajtshme, kryesisht apartamente, që janë të regjistruara në emër të dhëndrit t ëish-Kryeministrit.

Previous Post

Podcasti Shpreson Për Shqipërinë

Next Post

A do hiqni dorë nga funksionet politike? Ja si përgjigjet Berisha…

Next Post
A do hiqni dorë nga funksionet politike? Ja si përgjigjet Berisha…

A do hiqni dorë nga funksionet politike? Ja si përgjigjet Berisha…

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

November 5, 2026
Dhuna në protesta, ambasadorja e BE-së ‘i tërheq veshin’ qeverisë: Reagimi i policisë të jetë proporcional

Dhuna në protesta, ambasadorja e BE-së ‘i tërheq veshin’ qeverisë: Reagimi i policisë të jetë proporcional

November 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al