Një biznesmen është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç mesohet se është qëlluar me 2 plumba në kokë dhe është gjetur i pajetë brenda një makine tip “Range Rover”, në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit.
43-vjeçari rezulton me precedent penal për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.








