Një 53-vjeçar nga Bulqiza është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në malin e Bulqizës. Ekzaminimi mjeko-ligjor ka nxjerrë në pah të dhëna të reja, të cilat kanë ngritur dyshimet se vdekja e tij mund të ketë ardhur si pasojë e një ngjarjeje kriminale.
Sipas informacioneve, gjatë ekspertizës së kryer në Tiranë, në trupin e viktimës, Urim Fiku, dyshohet se është konstatuar një plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit, me një predhë plumbi në zonën e gjoksit.
Fillimisht, dyshimet e para lidhen me mundësinë që 53-vjeçari të ishte sulmuar nga kafshë të egra. Megjithatë, zbulimi i plagës së dyshuar me armë zjarri ka ndryshuar drejtimin e hetimeve, duke ngritur pikëpyetje mbi rrethanat e vërteta të vdekjes.
Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur ngjarjen, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes dhe për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me një vrasje.







