Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit në Durrës, ku ka humbur jetën një 48-vjeçar. Automjeti me të cilin ai po udhëtonte është përplasur me bordurën anësore të rrugës, duke i shkaktuar plagë fatale.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, 39 vjeç, është larguar nga vendi i aksidentit menjëherë pas ngjarjes. Policia po vijon punën për identifikimin e vendndodhjes dhe kapjen e tij.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit.







