Xhevdet Plaku, ose i njohur ndryshe si “Akili”, është arrestuar sot në Durrës gjatë një aksioni të realizuar nga forcat speciale RENEA dhe Policia e Shtetit.
Plaku është një emër i njohur për policinë, pasi njihet si koka e një grupi kriminal të trafikut të drogës në Itali. Lënda narkotike, kokainë, importohej nga Belgjika dhe Holanda. Plaku i ka shpëtuar 5 atentateve të organizuara ndaj tij.
Ai u nxor në pritë nga Deda Gjoni, ish-shefi i krimeve në Policinë e Shtetit dhe Rexhep Arapi, dhe Rexhep Arapi, për t’u ekzekutuar. Më 10 shtator 2024 Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 4 anëtarët e grupit kriminal që kishin planifikuar vrasjen e Xhevdet Plakut më 17 shtator 2019.
Në trafikun e drogës, Xhevdet Plaku është njohur me 25 identitete të ndryshme për të mos u kapur nga kontrollet dhe drejtonte organizatën përmes udhëtimeve të shumta që bënte në Amsterdam. Banda i ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë dhe sipas saj kishin edhe emërtimet, sipas markave të botës së luksit. Kokaina më e pastër ishte “Hermes”, pastaj kishte “Lacoste”, “G4”, “Rolls royce” dhe “Play Boy”.
Në 24 qershor të vitit 2003, në Lagjen Nr.15, në zonën e Spitallës, Xhevdet Plaku ka vrarë me armë zjarri shtetasin Saimir Sina.