Friday, July 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Turistët izraelitë helmohen nga azoti në Hotel Vlora Priam: Menduam se do vdisnim

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Turistët izraelitë helmohen nga azoti në Hotel Vlora Priam: Menduam se do vdisnim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dhjetëra turistë izraelitë që po qëndronin në Hotel Vlora Priam në Vlorë përfunduan në spital pas një episodi të dyshuar helmimi, duke shfaqur simptoma të rënda si dridhje trupore, të vjella, dobësi fizike, konfuzion dhe humbje të ndjenjave.

Ngjarja është bërë publike nga mediat izraelite, të cilat kanë raportuar për ankesat e turistëve ndaj mënyrës së reagimit të hotelit dhe autoriteteve shqiptare pas incidentit. Sipas tyre, disa pushues dyshojnë se simptomat mund të jenë shkaktuar nga një rrjedhje azoti nga sistemi i kondicionimit, megjithëse ky pretendim nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Racheli, banore e Kfar Saba në Izrael, kishte udhëtuar në Shqipëri për pushime familjare së bashku me fëmijët, motrën dhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Ata u akomoduan në hotelin Vlora Priam, në qytetin bregdetar të Vlorës.

Sipas rrëfimit të saj për median izraelite Mako, situata nisi gjatë natës, kur vajza e saj e vogël u ankua se nuk arrinte të lëvizte këmbët.

“Shkova të shihja çfarë kishte dhe menjëherë pas kësaj fillova të ndihesha keq. Ndjeva një ndjesi të pazakontë dhe dhimbje në të gjithë trupin, si dhe fillova të vjell. Motra ime u përpoq të më ndihmonte, por edhe ajo nisi të kishte dridhje”, ka treguar Racheli.

Ajo tha se gjendja e tyre u përkeqësua brenda pak minutash.

“Arritëm në një pikë ku nuk mund të ecnim më. Kishim dridhje të forta, humbëm kontrollin e trupit dhe ndiheshim sikur ishim në një mjegull të plotë. Nuk arrinim të funksiononim”, u shpreh ajo.

Sipas Rachelit, disa prej familjarëve humbën ndjenjat dhe kërkuan ndihmë nga recepsioni i hotelit.

“Ishim shumë të hutuar dhe mezi kontrollonim veten. Kërkuam një mjek dhe telefonova djalin tim të madh, i cili ishte në një kat tjetër të hotelit. Kur erdhi, na gjeti në dysheme. Ishte një pamje e vështirë. Ai kishte parë ambulanca jashtë hotelit dhe shumë persona të tjerë jashtë dhomave të tyre”, tha ajo.

Racheli ka kritikuar reagimin fillestar të shërbimeve të emergjencës, duke pretenduar se familja nuk u transportua menjëherë në spital.

“Dështimi më i madh ishte që nuk na dërguan urgjentisht në spital. Erdhën paramedikët, na dhanë injeksione dhe na vendosën serum, por më pas u larguan duke na lënë aty. Na thanë se pas 15 minutash do të ndiheshim më mirë”, deklaroi ajo.

Sipas saj, vetëm pas rreth një ore, kur gjendja e tyre nuk u përmirësua, familja u dërgua në spital.

“Nuk na kontrolluan as nivelin e oksigjenit në gjak dhe as tensionin e gjakut, gjëra bazike. Në urgjencë na thanë se vajza ime duhej të shkonte në një spital tjetër për fëmijë. U thashë se nuk do ta lija vetëm dhe se do të qëndronte me mua”, tregoi Racheli.

Në spital, familja izraelite u takua edhe me turistë të tjerë të hotelit që kishin përjetuar simptoma të ngjashme, përfshirë dhimbje koke, të vjella dhe ndjesi konfuzioni.

Sipas Rachelit, pacientëve u janë dhënë shpjegime të ndryshme për gjendjen e tyre, nga sulme paniku deri te infeksione virale.

“Ne e kuptuam më vonë se ndoshta bëhej fjalë për një rrjedhje azoti nga kondicioneri. Lexuam për simptomat dhe ato përputheshin”, tha ajo.

Ajo shtoi se një turist tjetër, i cili ishte dërguar në një spital tjetër, i kishte thënë se mjekët e kishin lidhur gjendjen e tij me thithjen e azotit të çliruar në ambient.

“Na tregoi se vëllai i tij kishte qenë në dhomë, kishte ndier një erë të fortë nga kondicioneri dhe më pas kishte humbur ndjenjat”, u shpreh Racheli.

Pas disa orësh, familja u kthye në hotel për të marrë sendet personale, por pretendon se nuk mori asnjë interesim nga stafi drejtues.

“Askush nuk na pyeti si ishim apo si ndiheshim. U ndjemë të braktisur dhe sikur po përpiqeshin ta shmangnin gjithë këtë situatë, sikur të mos kishte ndodhur kurrë”, tha ajo.

Racheli dhe familjarët e saj, së bashku me një çift tjetër izraelit që u preken nga incidenti, kanë bërë kallëzim pranë autoriteteve dhe kanë kërkuar hetim të plotë për ngjarjen.

Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun e incidentit, ndërsa hoteli dhe autoritetet shqiptare nuk kanë publikuar një raport përfundimtar mbi pretendimet e turistëve./JOQ

Previous Post

BKH troket te shtëpia e Allajbeut, ngushtohet laku për ministrin e Shëndetësisë

Next Post

Helmimi misterioz në Vlorë, rrëfehet turisti izraelit: Spitali na tha keni ankth, ja çfarë treguan analizat

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

July 22, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Helmimi misterioz në Vlorë, rrëfehet turisti izraelit: Spitali na tha keni ankth, ja çfarë treguan analizat

Helmimi misterioz në Vlorë, rrëfehet turisti izraelit: Spitali na tha keni ankth, ja çfarë treguan analizat

July 24, 2026
Turistët izraelitë helmohen nga azoti në Hotel Vlora Priam: Menduam se do vdisnim

Turistët izraelitë helmohen nga azoti në Hotel Vlora Priam: Menduam se do vdisnim

July 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al