Monday, November 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Turistët i kthejnë shpinën Tiranës, rënie me 6.5% në shtator

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shtatori shënoi zgjerim të numrit të vizitorëve në strukturat akomoduese në vend, krahasuar me shtatorin e një viti më parë ku vetëm rritja e të huajve ishte me 7.5 për qind. Të dhënat e Insitutit të Statistikave tregojnë se në Shtator 2026, numri i vizitorëve që qëndruan në strukturat akomoduese në Shqipëri u rrit me 9,2 %, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. “Vizitorët rezidentë u rritën me 12,7 %, ndërsa vizitorët jo-rezidentë me 8,1 %” thuhet në publikimin e INSTAT.  Netqëndrimet u rritën me 7,5%, ndërsa norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 54%, nga 52,7% në shtator 2025.

Rritja e numrit të vizitorëve ishte më e shpejtë te rezidentët, me 12,7%, kundrejt 8,1% te jorezidentët. Jorezidentët përbënin rreth tre të katërtat e totalit, me 437 885 vizitorë. Netqëndrimet e tyre u shtuan me 6,9%, ndërsa ato të rezidentëve me 9,3%.

Kosova ishte tregu kryesor i origjinës, me 13% të vizitorëve jorezidentë që u akomoduan në vend. Pas saj renditeshin Italia me 11%, Polonia me 10%, Franca me 9% dhe Gjermania me 8%.

Veriu shënoi rritjen më të fortë të numrit të vizitorëve, me 23,1%, ndërsa Jugu priti numrin më të madh, rreth 224 mijë, me një rritje prej 14,9%. Në rajonin Qendër, që përfshin Tiranën dhe Elbasanin, numri i vizitorëve ra me 6,5%. Zonat bregdetare pritën rreth 393 mijë vizitorë, ose 68% të totalit.

Pas një vere disi të zbehtë rritja e shtatorit ishte e pritshme për turoperatorët të cilët vlerësonin se zgjatja e sezonit turistik edhe në muajt e vjeshtës ishte një sinjal optimist. Turet e organizuara për turizmin e detit kishin rezervime deri në fillim të tetorit teksa prej vitesh tashmë vjeshta dhe pranvera kanë regjistruar rritje të dukshme të interesit edhe për turet kulturore.

Ecuria në muajin tetor dhe nëntor tashmë mbetet për tu parë duke pasur parasysh që gjatë tetorit pati një rënie të rezervimeve konfirmuar nga operatorët edhe si efekt i tensioneve politike dhe protesave në vend./MONITOR

Previous Post

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi
KRYESORE

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi

by Pali
November 12, 2026
0

Kombëtarja ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën...

Read moreDetails
Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

February 27, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

November 15, 2026
Një tjetër sukses kuqezi, Lara Colturi triumfon me podium në pistat e Finlandës

Një tjetër sukses kuqezi, Lara Colturi triumfon me podium në pistat e Finlandës

November 14, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Turistët i kthejnë shpinën Tiranës, rënie me 6.5% në shtator

November 16, 2026
Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

November 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al