Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Trump vendos tarifë të re doganore për të gjitha vendet, kur pritet të hyjë në fuqi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Trump vendos tarifë të re doganore për të gjitha vendet, kur pritet të hyjë në fuqi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykatësit më të lartë të SHBA-së dhanë vendimin e tyre: shumica e tarifave doganore të vendosura në mënyrë të njëanshme nga Presidenti Donald Trup janë të pavlefshme dhe të papranueshme, vendosi të premten (20.02) Gjykata Supreme në Uashington.

Një vendim historik dhe një humbje e rëndë për Trumpin, reagimi i të cilit nuk vonoi.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme Trumpi shpalli menjëherë një tarifë të re globale për pothuajse të gjitha importet, duke u mbështetur në një bazë tjetër ligjore. Ai gjithashtu i sulmoi verbalisht gjyqtarët: “Më vjen turp për disa anëtarë të gjykatës, vërtet më vjen turp, sepse nuk kanë guximin të bëjnë atë që është e drejtë për vendin tonë,” tha Trumpi në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Ata janë shumë jopatriotikë dhe jo besnikë ndaj Kushtetutës sonë”, vazhdoi Trump. Ai gjithashtu i përqeshi mbrojtësit e Kushtetutës duke i quajtur “budallenj dhe qenushë shtëpie”.

Edhe gjyqtarët konservatorë kundër tarifave

Ironia është se edhe gjyqtarë konservatorë, të emëruar personalisht nga republikani Trump, votuan pro ndalimit të tarifave doganore. Arsyeja është se nga fillimi i mandatit të tij të dytë, Trumpi i kishte vendosur tarifat ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë gjithmonë duke anashkaluar Kongresin, pra pa u dhënë mundësi deputetëve dhe senatorëve të merrnin pjesë në vendimmarrje. Për të nxjerrë dekretet për tarifat doganore ai ishte mbështetur në një ligj për gjendjen e jashtëzakonshme të vitit 1977.

Tani është e qartë: Trump i ka tejkaluar kompetencat e tij. Sipas Gjykatës Supreme ligji për gjendjen e jashtëzakonshme nuk i jep atij autoritetin për të vendosur tarifa në mënyrë të njëanshme. Me këtë vendim Trumpi humbet një bazë ligjore që e kishte përdorur jo vetëm në politikën ekonomike, por edhe për të imponuar interesa të politikës së jashtme.

Dekret i ri

Pas vendimit të gjykatës Shtëpia e Bardhë njoftoi zyrtarisht se tarifat doganore të bazuara në “International Emergency Economic Powers Act (IEEPA)” nuk do të zbatohen më. Por Trumpi bëri të ditur se në vend të tyre do të vendoset një tarifë e re doganore globale prej 15 për qind, sërish pa miratimin e dy dhomave të Parlamentit. Fillimisht ai kishte njoftuar për një tarifë doganore prej dhjetë për qind.

Tarifa “për të gjitha vendet” do të hyjë në fuqi “thuajse menjëherë”, shkroi Trump në platformën e tij online Truth Social. Sipas Shtëpisë së Bardhë masa pritet të zbatohet duke nisur nga e marta për një periudhë 150-ditore. Për disa sektorë do të ketë përjashtime.

Këtë herë Trumpi po mbështetet në një ligj amerikan për tregtinë të vitit 1974, i cili në kushte të caktuara lejon, vendosjen e tarifave për importe deri në 150 ditë. Megjithatë ekspertët e kanë vënë që tani në dyshim, nëse përmbushen kushtet ligjore për një veprim të tillë. Për të vendosur tarifa për një periudhë më të gjatë, Trump në çdo rast ka nevojë për miratimin e Kongresit amerikan. /DW

Previous Post

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Next Post

Makina përplas motoçikletën në aksin Lushnje-Berat, një person në gjendje të rëndë

Next Post
Makina përplas motoçikletën në aksin Lushnje-Berat, një person në gjendje të rëndë

Makina përplas motoçikletën në aksin Lushnje-Berat, një person në gjendje të rëndë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al