Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trekëndëshi Balluku-Abazi-Ademi/ E vërteta për bllokimin e aeroportit të Vlorës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Trekëndëshi Balluku-Abazi-Ademi/ E vërteta për bllokimin e aeroportit të Vlorës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Duke hetuar aferat e korrupsionit të Belinda Ballukut me rrugët, prokurorët e SPAK mund të kenë rënë në gjurmët e të vërtetës për aeroportin e Vlorës, projekti gjigand infrastrukturor që është futur në ngërç për një mosmarrëveshje mes aksionerëve.

Në dukje, ngërçet ligjore dhe pretendimet e palëve mund të ngjajnë të komplikuara, por me pak vëmëndje kuptohet qartë se cili është ndikimi i fuqishëm në prapaskenë; se kush është dora që në njërën anë ka paralizuar projektin përmes gjykatave, ndërsa në anën tjetër luan me opinionin publik duke përdorur mediat, me synimin për ta gllabëruar thuajse gjysmën e investimit.

Pak ditë më parë, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në shtëpitë dhe zyrat e biznesmenëve që rezultojnë përfitues nga tenderat e rrugëve të Belinda Ballukut. Një prej këtyre operacioneve u krye në banesën dhe zyrën e Arbër Abazit, biznesmen shumë i afërt me zv.kryeministren përmes lidhjeve të ngushta familjare, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.

Kontrollet në banesën e Arbër Abazit lidhen me hetimin e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

Emri i tij ka dalë në hetimin e procedurave për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7, ku fitues është shpallur bashkimi i kompanive “Alko-Impex General Construction&2T’ sh.p.k.

Kompania e tij është Alko-Impex General Construcion dhe Arbër Abazi përveç se është familjar i Belinda Ballukut, si bashkëjetues me vajzën e saj të tezes, njihet në Tiranë edhe si nip i ish-deputetit të Partisë Socialiste Sadri Abazi.

Por ajo që tërheq vëmëndjen është se kompania e tij ‘Alko-Impex General Construction’ është degë e kompanisë me të njëjtin emër e regjistruar në Kosovë, ku zotërohet nga shtetasi kosovar Imer Ademi.

Të dy këta biznesmenë, Imer Ademi dhe Arbër Abazi kontrollojnë edhe shoqërinë koncesionare ‘Kukur Hydro Energy’. Këtu Arbër Abazi është regjistruar si administrator.

Me pak fjalë, se Abazi dhe Ademi, së bashku kanë krijuar një lidhje të ngushtë në biznes, një ortakëri që rezulton të sjellë fitime nga fondet shtetërore përmes tenderave që tashmë po hetohen intensivisht nga SPAK.

Vetëm se historia nuk mbyllet këtu. Për shumëkënd emri i Ymer Ademit nuk do të thotë asgjë, pasi ai është një personazh me profil të ulët publik, por ai është edhe babai i Valon Ademit, aksionerit më të vogël të aeroportit të Vlorës, që po mban të bllokuar investimin me pretendimet e tij për të kaluar nga 2% në 49% të investimit dhe që ka vënë në lëvizje jo vetëm gjykatat dhe mediat pranë qeverisë.

Lidhja Valon Ademi-Arbër Abazi-Belinda Balluku është edhe arsyeja se përse po mbahet i bllokuar aeroporti i Vlorës, por i jep edhe një shpjegim angazhimit të gjykatave dhe mediave në këtë çështje.

I prekur nga qasja e Belinda Ballukut në raport me atë vetë ka qenë edhe biznesmeni i MABCO, Behgjet Pacollli, gjë që e ka shprehur në emisionin Opinion.

Nuk do shumë për të dalë në përfundimin se ky rrjet njerëzish me lidhjet e tyre që tashmë po hetohen nga SPAK qëndrojnë në prapaskenë të presioneve që bëhen për të bllokuar aeroportin e Vlorës dhe që shkojnë përtej një biznesmeni si Valon Ademi.

Vetëm ky konglomerat pushteti dhe parash që zgjatohet nga Prishtina në zyrat e zv.kryeministres Balluku e shpjegon edhe angazhimin e mediave pranë qeverisë për të mbajtur anën e biznesmenit Valon Ademi duke sulmuar Behgjet Pacollin.

Por edhe për t’i dhënë një gjykateseje garancinë se mund ta rrëzojë një vendim të një shkalle më lart, sic është skandali me vendimin e gjyqtares Marjana Sheganit që nga salla e gjyqit në Gjykatën e Shkallës së Parë rrëzoi një vendim që ishte dhënë më parë nga Gjykata e Apelit për aeroportin e Vlorës./lapsi.a./

Previous Post

Braktisi 3 fëmijët në Durrës, nis procedimi penal për 33-vjeçaren

Next Post

Si të parandaloni rrëshqitjen e këpucëve në akull dhe borë, ky truk i thjeshtë do t’iu ndihmojë

Next Post
Si të parandaloni rrëshqitjen e këpucëve në akull dhe borë, ky truk i thjeshtë do t’iu ndihmojë

Si të parandaloni rrëshqitjen e këpucëve në akull dhe borë, ky truk i thjeshtë do t’iu ndihmojë

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet për emigrantët në Rinas, mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve dhe dorëheqjet masive

Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet për emigrantët në Rinas, mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve dhe dorëheqjet masive

October 22, 2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al