Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tragjedia në Qafën e Valbonës/ Nxirret nga humnera trupi i pajetë i turistit holandez

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Tragjedia në Qafën e Valbonës/ Nxirret nga humnera trupi i pajetë i turistit holandez
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje tragjike tronditi mbrëmë zonën turistike të Alpeve Shqiptare, ku një turist holandez humbi jetën pasi ra në një humnerë në shtegun malor mes Thethit dhe Valbonës, konkretisht në zonën e Qafës së Valbonës.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të ditës së djeshme dhe sipas raportimeve paraprake, viktima ishte pjesë e një grupi turistësh që po udhëtonin pa guidë të organizuar. Miqtë e tij gjithashtu turistë të huaj, të tronditur nga ngjarja, njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës.

Sipas policisë, telefonata alarmuese mbërriti rreth orës 19:00, ku u raportua se turisti kishte rrëshqitur nga një shkëmb dhe kishte rënë humnerë në një zonë të thepisur të shtegut malor. Nisur nga serioziteti i situatës, menjëherë u mobilizuan forcat e Policisë së Shtetit, ekipet e kërkim-shpëtimit malor, infermierë si dhe një helikopter u nis nga Tirana për të lehtësuar aksesin në terren dhe për të mundësuar evakuimin e mundshëm të personave të tjerë në rrezik.

Në vendin e ngjarjes sipas Artur Gunit, President i Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor mbërritën edhe specialistët e njësive të shpëtimit malor nga Shqipëria dhe Kosova, si pjesë e një bashkëpunimi rajonal për ndërhyrje emergjente në zonat e thella malore. Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor iu përgjigj menjëherë thirrjes për ndihmë duke dërguar një ekip profesionistësh nga zona e Valbonës, të cilëve iu bashkua edhe një përfaqësues i policisë lokale.

Po ashtu, në ndihmë u angazhua edhe një grup i specializuar nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës.Operacioni për lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit të pajetë u përball me vështirësi ekstreme për shkak të terrenit të vështirë dhe rrezikshmërisë së lartë. Pavarësisht orëve të vona dhe kushteve të vështira, ekipet e shpëtimit punuan pa u ndalur gjatë gjithë natës.

Vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një përpjekjeje të gjatë dhe të rrezikshme u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë nga humnera ku kishte rënë turisti.

Previous Post

Paga reale vlen sot 130 euro më pak se në 2020! Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Next Post

lidhjet e Evis Salës me Klodian Allajbeun, emërimi i dyshimtë i Ramës për interesat e përfituesit të koncesioneve

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al