Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

lidhjet e Evis Salës me Klodian Allajbeun, emërimi i dyshimtë i Ramës për interesat e përfituesit të koncesioneve

Ja lidhjet e Evis Salës me Klodian Allajbeun, emërimi i dyshimtë i Edi Ramës për interesat e përfituesit të koncesioneve abuzive në shëndetësi, kontaktet me Soros dhe familjen e kryeministrit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
lidhjet e Evis Salës me Klodian Allajbeun, emërimi i dyshimtë i Ramës për interesat e përfituesit të koncesioneve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e 11 shtatorit e krijuar nga kryeministri Edi Rama është kryekëput nepotike dhe produkt i miqësive familjare të tij dhe të Linda Ramës. Një pjesë e ministrave karrierën e tyre e kanë ngritur mbi besnikëri të verbër ndaj shefit, duke marrë poste përmes vendimeve që kanë cenuar ligjin. Sot do të ndalemi tek emërimi i ministres Evis Sala, e cila nuk është vetëm një mike familjare e Ramës, por edhe e lidhur drejtpërdrejt me interesat klienteliste të tij. Një profesioniste e njohur që në aspektin ekonomik ka të ardhura shumë më të mira në këtë marrëdhënie, lë karrierën e saj dhe i atashohet një qeverie si ministre me një shpërblim më të ulët lë dyshime se kemi të bëjmë me një anomali.

Lidhjet me Allajbeun

Evis Sala përveçse është mikeshë familjare e Edi Ramës në karrierën e saj ka pasur marrëdhënie pune të drejtpërdrejt me Klodian Allajbeun si pronar i Spitalit Amerikan ka qenë dekane e parë (rektore themeluese) e Universitetit Privat “Western Balkans University” (WBU) në Tiranë, një institucion i krijuar me mbështetjen e biznesmenit Allajbeu. Në faqen zyrtare të ËBU-s konfirmohet se nga 2022 në 2025 ajo “ka shërbyer si rektorja themeluese” e universitetit. Ndërkohë, Klodian Allajbeu figuron si pronari kryesor i  WBU. Ligjërisht, pronari kryesor i WBU-së, sipas regjistrit shqiptar të biznesit, është Klodian Allajbeu me 90%. Profesionistja në fjalë nuk është thjesht lidhje familjare e Edi Ramës, po është e punësuar në një nga biznesmenët e përfshirë në aferat e kryeministrit shqiptar me procesin e Hemodializës dhe Laboratorëve me vlerat përkatëse 84 milionë euro dhe 130 milionë euro,  koncesione skandaloze ku përfitues është Klodian Allajbeu, të cilat janë nën hetim nga SPAK.

Duke qenë se ministrja në fjalë është rektore universitetit të Allajbeut nuk kemi të bëjmë më me miqësi familjare, por me një aferë skandaloze, ku oligarku më i madh i shëndetësisë ka ushtruar influencat e tij për të përzgjedhur Ministren e Shëndetësisë një nga punonjëset e tij. Nga të dhënat e deritanishme ministrja e re do të ushtrojë detyrën si një gur themeli midis interesave të Edi Ramës dhe Allajbeut, ku do të ketë nën kontroll të plotë koncesionet që ky i fundit ka me qeverinë Rama. Profesoresha dhe profesionistja, duket se kanë qitje më të largët se shëndetësia e qytetarëve. Ajo do menaxhojë koncesionet e Edi Ramës dhe do jetë mbështetësja e punëdhënësit të saj. Këtu kemi të bëjmë me një emërim të dyshimtë që është bashkëpunim midis Edi Ramës dhe Klodian Allajbeut, i cili është pjesë e një afere abuzive si koncesioni i Hemodializës, përveç lidhjeve shumë nepotike të Edi Ramës me familjen Sala.

Lidhjet familjare të Evis Salës me Edi Ramën

Evis Sala me një biografi shumë të pasur në aspektin profesional u emërua si ministre falë lidhjeve familjare të Edi Ramës me nënën e saj Valdete Sala, e cila është drejtuesja e parë e Soros dhe e ka udhëhequr këtë organizatë për 13 vite. Njohja e Edi Ramës me shefen e Soros nuk është njohje thjesht personale. Valdete Sala ka qenë mikeshë e familjes Rama, Kristaqit me të cilin e lidhte aktiviteti gjatë periudhës së diktaturës, Valdete Sala ka pasur një rol të rëndësishëm në organizmat rinore të diktaturës komuniste. Ajo shërbeu si Sekretare e Komitetit Qendror të Lëvizjes Rinore Komuniste (RKS), organi kryesor rinor i Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH), ndërkohë që Kristaqi ishte i lidhur fort me këto struktura. Sipas burimeve të ngushta miqësia e familjes Rama me familjen Sala  ka qenë shumë e fortë dhe e tillë ka mbetur deri më sot. Ka qenë vetë Valdeti që e ingranoi Edi Ramën në strukturat e Soros dhe  e mbështeti fuqimisht në hapat e tij në politikë duke i dhënë një rol shumë të fuqishëm brenda kësaj strukture.

/Gazeta Sot/

Tags: Evis SalaKlodian Allajbeu
Previous Post

Tragjedia në Qafën e Valbonës/ Nxirret nga humnera trupi i pajetë i turistit holandez

Next Post

Eni Vasili kërkon të spastrojë RTSH nga influencat e së shkuarës për të ngritur bandën e saj brenda institucionit

Next Post
Eni Vasili kërkon të spastrojë RTSH nga influencat e së shkuarës për të ngritur bandën e saj brenda institucionit

Eni Vasili kërkon të spastrojë RTSH nga influencat e së shkuarës për të ngritur bandën e saj brenda institucionit

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

September 4, 2026
Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al