Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Tragjedia e Dwamenas, FSHF: Ambulanca kishte defribilator

Editor by Editor
in Sport
0
Tragjedia e Dwamenas, FSHF: Ambulanca kishte defribilator
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit ka sqaruar opinionin publik në lidhje me lajmet që po qarkullojn për ndarjen tragjike nga jeta të sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena, që pësoi arrest kardiak në fushën e lojës, por që më pas ndërroi jetë në spital.

Në reagimin e FSHF-së theksohet se Dwamenas i është dhënë ndihma e parë, ndërsa theksojnë se ambulanca ka pasur në dispozicion të gjitha aparaturat e nevojshme përfshirë edhe defribilator.

Ky reagim sipas federatës vjen duke u bërë thirrje “disa mediave, disa individëve të caktuar dhe opinionit publik që për këtë ngjarje të rëndë të mos bëjnë raportime të papërgjegjshme dhe të pabazuara në fakte për të shfrytëzuar këtë tragjedi”.

Njoftim i FSHF-së:

“Sqarim për median dhe opinionin publik!

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë opinion publik në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Rrogozhinë gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, ku futbollisti Raphael Dwamena ra pa ndjenja në fushën e lojës dhe më pas ndërroi jetë.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Rrogozhinës është respektuar me rigorozitet rregullorja e garës. Në gatishmëri ka qenë një ambulancë e pajisur me defribilator dhe të gjitha aparaturat e nevojshme mjekësore si edhe dy doktorë. Futbollistit i është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë në fushë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore.

Mjafton të sjellim në vëmendje disa raste të fundit për të dëshmuar se rregullorja zbatohet në përpikmëri në aspektin mjekësor në çdo rast. Në ndeshjen e dy javëve më parë, Skënderbeu-Egnatia, stafi mjekësor dhe ambulanca kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë një tifozi që kishte probleme shëndetësore, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke e transportuar më pas në spital. Ndeshja është ndërprerë për 15 minuta dhe vetëm pas kthimit të ambulancës në stadium, delegati ka pranuar që loja të rifillojë.

Në ndeshjen Tirana-Laçi të kampionatit të moshave U17 të datës 10.11.2023 është ndërprerë loja në minutën e 25-të për 30 minuta pasi është dëmtuar një lojtar i Tiranës në kokë. Është dashur ndërhyrja e ambulancës për ta transportuar në spital dhe vetëm pas kthimit të ambulancës dhe stafit mjekësor ka vazhduar loja.

Në Kategorinë e Dytë, ndeshja Adriatiku-KKS Albanët e datës 28.10.2023 nuk është zhvilluar, pasi ekipi KKS Albanët nuk kishte mjek.

Në Kategorinë e Parë, ndeshja e datës 6 nëntor mes Tomorrit dhe Burrelit është ndërprerë pasi është dërguar në spital një lojtar i Burrelit pas dëmtimit në kokë dhe më pas sërish ka rifilluar me rikthimin e stafit mjekësorë dhe ambulancës.

FSHF u bën thirrje disa mediave, disa individëve të caktuar dhe opinionit publik për këtë ngjarje të rëndë të mos bëjnë raportime të papërgjegjshme dhe të pabazuara në fakte për të shfrytëzuar këtë tragjedi.”

Previous Post

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën 25-vjeçari

Next Post

Blendi Fevziu tregon sa lekë ka fituar nga…

Next Post
Blendi Fevziu tregon sa lekë ka fituar nga…

Blendi Fevziu tregon sa lekë ka fituar nga…

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al