Policia kufitare ka ushtruar kontrolle në një mjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ku gjetën dhe sekuestruan mallra kontrabandë, si dhe rezultoi se mjeti kishte kaluar ilegalisht kufirin.
Gjithashtu, u proceduan penalisht dy shtetas, një 64 vjeçar që ishte dhe drejtuesi i mjetit, si dhe një 48 vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. D., 64 vjeç, banues në Zvicër, dhe B. D., 48 vjeç, banues në Kosovë, pasi gatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në afërsi të fshatit Debrunë, në automjetin në pronësi të shtetasit L. D., të cilin e drejtonte shtetasi B. D., u gjetën dhe u sekuestruan mallra të dyshuara të kontrabanduara. Gjithashtu, rezultoi se automjeti ishte kaluar ilegalisht në kufi. “