Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Plaçkitën dhe pastaj u tallën me familjen shqiptare, reagon Wizz Air: Kërkojmë ndjesë, por ata e dinin…

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Plaçkitën dhe pastaj u tallën me familjen shqiptare, reagon Wizz Air: Kërkojmë ndjesë, por ata e dinin…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Wizz Air merr në dorëzim një Airbus A321NX të ri – a do ta shohim së shpejti në qiellin shqiptar?

Wizz Air ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar nga SkyWeb.al për tarifat abuzive të aplikuara në biletat e një familjeje që nisej nga Tirana për në Bergamo.

Shkrimi i djeshëm i redaksisë gjeti shpërndarje të gjerë në media për shkak të problematikës së mprehtë të abuzimeve të mëdha të wizz Air me kostot shtesë dhe tarifat e fshehta që aplikon me biletat ndaj pasagjerëve.

Në një sqarim për redaksinë, kompania thotë se e pranon shqetësimin dhe se kërkon ndjëse duke shtuar se familja e dinte që në fillim sa do të ishte kostoja finale e biletave e cila nisi me 330 euro dhe përfundoi në 770 euro.

“Ne kërkojmë ndjesë për çdo pakënaqësi të shkaktuar dhe e kuptojmë faktin që tarifat e ndryshimit të fluturimeve mund të jenë të frustruese. Megjithatë, dëshirojmë të theksojmë se: – Pasagjeri u informua për kostot para se të finalizonte ndryshimin; – Nuk u aplikuan tarifa shtesë apo të fshehura jashtë strukturës së çmimeve të përcaktuara nga Wizz Air; – Ekipi ynë i shërbimit ndaj klientit shqyrtoi kërkesën në mënyrë të thelluar dhe konfirmoi se ndryshimi u përpunua siç duhet.

Wizz Air është krenare për kontributin e saj të rëndësishëm në rritjen e turizmit në Shqipëri, duke ofruar mbi 45 linja direkte nga Tirana dhe duke mbështetur mijëra udhëtarë çdo javë”, reagon Wizz Air.

Ndërkohë, kompania nuk ka thënë asnjë fjalë për talljen me klientët duke mos marrë parasysh ankesat për ccmimet, duke i orientuar në mënyrën më të pasjellshme që të ankohen në një institucion në Angli duke ditur ndërkohë që kjo njësi nuk ka autoritet në Shqipëri.

Wizz Air e nisi si një kompani low cost por siç do të vërtetojë në vijim Skyweb.al është kthyer në njërën prej kompanive më të shtrenjta të fluturimeve në Shqipëri duke abuzuar edhe me pozitën dominuese në treg dhe rrezikuar strategjinë e qeverisë shqiptare për ta kthyer vendin në një destinacion turistik.

Skyweb i është drejtuar me një ankesë edhe Autoritetit të Konkurrencës në lidhje me çështjen në fjalë dhe do të ndjekë me përparësi sjelljen prej plaçkitësish të Wizz Air me shqiptarët. /skyweb.al

Tags: low costPasagjeriWizz Air
Previous Post

Apeli i GJKKO lë në burg Erion Veliajn

Next Post

Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, 151 persona…

Next Post
Tërmeti “shkund” Shkodrën, ja sa ishte magnituda

Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, 151 persona...

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al