Policia ka reaguar në lidhje me tentativën e grabitjes ditën e sotme në një bankë në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak nga Policia, rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi Bardhyl Fusha rreth 58 vjeç, ka hyrë në ambientet e një banke me qëllim vjedhjen e saj dhe ka qëlluar me armë zjarri në dysheme.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit e përdorur gjatë ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.
Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.








