Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Temperaturat tipike vjeshte”, meterologu bën parashikimin e motit për javën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
“Temperaturat tipike vjeshte”, meterologu bën parashikimin e motit për javën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për javën. Sipas tij, edhe kjo javë do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit.

“Do kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në ultësirat perëndimore gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa në orët e mesditës do të kemi kalime më të shpeshta të vranësirave, më të fokusuara në zonat malore. Për sa i përket kësaj jave, pritet të jetë prezent në zonat veriperëndimore ditën e mërkurë, duke bërë që të kemi edhe momente të pakta me pika shiu”, u shpreh meteorologu.

Ai theksoi se, zona e Malësisë së Madhe dhe zona e Shkodrës do të preken nga këto momente të pakta shiu, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

“Temperaturat e ajrit janë tipike të dhjetorit, pasi kemi minimume që regjistrohen në -2 gradë Celsius në qytete e zonë malore, ndërsa në ultësirat perëndimore luhaten nga 8-9 gradë Celsius. Nga ana tjetër kemi temperatura tipike vjeshte, pasi do kemi maksimum 21-22 gradë Celsius.

Mesjava do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet të jenë 24 gradë Celsius në zonat jugperëndimore”, theksoi ai.

Ndërkohë era nuk do të jetë problematike.

“Për sa i përket rajonit, edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Intervale të gjata me kthjellime në orët e para të mëngjesit do të shihen si për Kosovën, ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.

Nuk pritet të kemi prezencë të reshjeve. Reshjet për sa i përket rajonit do të jenë më të dukshme në zonat veriperëndimore të Ballkanit, duke përfshirë Malin e Zi, duke bërë që ditën e mërkurë të kemi prezente reshjet e shiut.

Pjesa tjetër e rajonit të Ballkanit do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm”, tha meteorologu për Euronews Albania.

Previous Post

PAMJE TRONDITËSE/ Videoja e sherrit të dhunshëm mes adoleshentëve në Shkodër: Këta janë brezat që po krijojmë

Next Post

Linda Rei: Olsa Muhameti dhe produksioni i “BBVK” s’më dhanë pagesën

Next Post
Linda Rei: Olsa Muhameti dhe produksioni i “BBVK” s’më dhanë pagesën

Linda Rei: Olsa Muhameti dhe produksioni i “BBVK” s’më dhanë pagesën

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026
Ardit Gjebrea në SPAK: U pyeta si dëshmitar, jo si person nën hetim

Ardit Gjebrea në SPAK: U pyeta si dëshmitar, jo si person nën hetim

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al