Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Konaj, në zonën e Mirditës.
Raportohet se Martin Prenga me profesion mjek është dhunuar me mjete të forta nga tre persona të maskuar.
Sipas informacioneve paraprake, autorët e ngjarjes kanë qenë të pajisur me shkop bejsbolli dhe armë, në momentin që kanë sulmuar mjekun.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë që policia po punon për të zbardhur detaje nga sulmi ndaj Prengës dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.







