Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të huajt shpenzuan 5.7 miliardë euro në Shqipëri në 2025-n; 460 euro për turist

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Të huajt shpenzuan 5.7 miliardë euro në Shqipëri në 2025-n; 460 euro për turist
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj u ngadalësuan ndjeshëm në 2025-n dhe operatorët turistikë u ankuan se shpenzimet e turistëve ishin në rënie dhe në vend po vinin kryesisht të rinj me çanta, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë një panoramë tjetër.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave, që përfshin dhe udhëtimet, shpenzimet e të huajve në Shqipëri shënuan një rritje të ndjeshme në 2025-n, duke arritur një rekord prej 5.7 miliardë eurosh, me një rritje prej 15% në krahasim me vitin e mëparshëm. Megjithatë në krahasim me vitet e mëparshme ritmet e rritjes janë ngadalësuar. Në 2024-n turistët prunë 19.6% më shumë të ardhura dhe në 2023-n rreth 47% më shumë.

Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se në 2025-n, në vend hynë 12.46 milionë shtetas të huaj, me një rritje minimale prej 6.3%, më e ulëta që nga koha e pandemisë. Në 2023 dhe 2024 rritja kishte qenë përkatësisht 15.2% dhe 34.6%.

Të dhënat e krahasuara mes hyrjeve dhe të ardhurave tregojnë se shpenzimi mesatar për një të huaj në 2025-n ishte 460 euro, nga 427 euro një vit më parë.

Rekordi i shpenzimeve ishte në kulmin e sezonit, në tremujorin e tretë, me 2.3 miliardë euro, përkundrejt 1.9 miliardë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe shqiptarët jashtë shpenzojnë më shumë

Edhe shqiptarët po udhëtojnë më shumë, të nxitur nga shtimi i destinacioneve dhe çmimeve të lira me të cilat mund të fluturohet nga Rinasi. Në 2025-n, ata harxhuan jashtë 3 miliardë euro, një nivel rekord, me rritje 14.8% me bazë vjetore.

Sipas INSTAT, në 2025-n u regjistruan 8.6 milionë dalë nga shtetasit shqiptarë, me rritje 9%.

Në Shqipëri mbesin 2.7 miliardë euro

Dy dekada më parë, shpenzimet e shqiptarëve jashtë ishin pothuajse të barabarta me ato të të huajve në vend. Megjithatë, zhvillimi i turizmit vitet e fundit ka bërë që bilanci i udhëtimeve të jetë dukshëm pozitiv, duke u bërë një burim i rëndësishëm i hyrjes së valutës në vend. Në 2025-n, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bilanci neto i udhëtimeve, që mat diferencën mes prurjeve të të huajve dhe shpenzimeve të shqiptarëve jashtë ishte 2.7 miliardë euro. për krahasim, një dekadë më parë, ky bilanc ishte po pozitiv, por në një vlerë shumë më të ulët, 237 milionë euro./ Monitor

 

Previous Post

Fenomen i ri i shpërqendrimit në timon, drejtuesit shikojnë video gjatë drejtimit

Next Post

Gjermani/ Humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Next Post
Gjermani/ Humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Gjermani/ Humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Autostrada Janinë–Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta

Autostrada Janinë–Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta

October 28, 2026
Prostitucion në Berat, Prokuroria kërkon 21 vite burg për dy të akuzuarit

Prostitucion në Berat, Prokuroria kërkon 21 vite burg për dy të akuzuarit

October 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al