Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tabaku: Integrimi europian është marrë peng nga mazhoranca socialiste

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Tabaku: Integrimi europian është marrë peng nga mazhoranca socialiste
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, deklaroi se procesi i integrimit europian të Shqipërisë është marrë peng nga mazhoranca qeverisëse, e cila sipas saj nuk po tregon vullnet real për të zbatuar reformat që kërkon Bashkimi Europian.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq vendimtar dhe se vendi ka nevojë për vullnet politik jo vetëm për miratimin e ligjeve, por mbi të gjitha për zbatimin e tyre në praktikë.

Sipas saj, integrimi nuk është një listë ligjesh në letër, por një proces që kërkon standarde reale dhe transformim të institucioneve.

Deputetja theksoi se në një moment kur Shqipëria duhet të japë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në konkurrencën e ndershme në ekonomi, meritokracinë dhe transparencën në prokurimet publike, vendi po dështon pikërisht në zbatimin e këtyre standardeve që lidhen me grupkapitullin e parë të negociatave me BE.

Tabaku kritikoi gjithashtu përdorimin e luftës kundër korrupsionit si retorikë politike, duke theksuar se kur hetimet afrohen pranë qeverisë, sipas saj, ato ndalohen përmes ndërhyrjeve politike. Ajo përmendi si shembuj ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe votën e fundit në parlament që, sipas saj, synon t’u japë mburojë politike zyrtarëve të përfshirë në korrupsion.

“Evropës nuk mund t’i kërkojmë fondet dhe të refuzojmë vlerat e saj. Nuk mund të kërkojmë projekte dhe të mos zbatojmë standardet që ato kërkojnë,” u shpreh Tabaku.

Në përfundim, ajo theksoi se për herë të disatë në këto 12 vite procesi i integrimit është bllokuar dhe se përgjegjësia, sipas saj, bie mbi mazhorancën socialiste që qeveris vendin.

Previous Post

Skandal me një tjetër tender në Bashkinë Himarë të Vangjel Tavos/ Rikonstruksioni i rrugës Borsh–Fterrë 233 milionë lekë, procedura me “flamuj të kuq”

Next Post

Rama pranon përplasjen me ndërkombëtarët për Ballukun: S’pranoj të më shohin nga lart poshtë

Next Post
Rama pranon përplasjen me ndërkombëtarët për Ballukun: S’pranoj të më shohin nga lart poshtë

Rama pranon përplasjen me ndërkombëtarët për Ballukun: S’pranoj të më shohin nga lart poshtë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026
Tensione në protestën e 19 tetorit, fishekzjarrë drejt selisë së PS-së dhe policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Tensione në protestën e 19 tetorit, fishekzjarrë drejt selisë së PS-së dhe policia përgjigjet me gaz lotsjellës

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al