Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandal me një tjetër tender në Bashkinë Himarë të Vangjel Tavos/ Rikonstruksioni i rrugës Borsh–Fterrë 233 milionë lekë, procedura me “flamuj të kuq”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Skandal me një tjetër tender në Bashkinë Himarë të Vangjel Tavos/ Rikonstruksioni i rrugës Borsh–Fterrë 233 milionë lekë, procedura me “flamuj të kuq”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër tender i zhvilluar nga Bashkia Himarë, e drejtuar nga kryebashkiaku Vangjel Tavo, ka ngritur pikëpyetje për mënyrën e zhvillimit të procedurës së prokurimit publik. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksioni i rrugës Borsh – Fterrë”, me fond limit 233,333,333 lekë, i financuar nga buxheti i bashkisë.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën e transparencës së prokurimeve publike, procedura është zhvilluar si procedurë e hapur për punë publike, ndërsa sistemi ka evidentuar edhe indikatorë të quajtur “flamuj të kuq”, të cilët sinjalizojnë rrezik potencial për probleme në konkurrencë ose në përputhshmërinë me rregullat e prokurimit publik.

Në garë morën pjesë 8 operatorë ekonomikë, mes tyre kompani të njohura në sektorin e ndërtimit si “Salillari”, “Gjikuria”, “Ndregjoni”, “G.P.G Company”, “ERGI”, si dhe bashkime operatorësh të tjerë. Pas procesit të vlerësimit, fitues u shpall bashkimi i operatorëve “Meteo” shpk & “Shendelli” shpk, me ofertë 217,905,187 lekë pa TVSH, ndërsa kontrata parashikon një afat realizimi prej 12 muajsh.

Gjatë procedurës janë skualifikuar disa operatorë ekonomikë. Mes tyre edhe bashkimi i operatorëve “Alko Impex Construction” shpk & “Alko Impex General Construction”, pasi sipas dokumentacionit oferta nuk ishte në përputhje me kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe nuk plotësonte kriteret e ligjit për prokurimin publik.

Po ashtu janë skualifikuar edhe operatorë të tjerë si “G.P.G Company”, “Gjikuria & Senka”, “Ndregjoni & Rafin Company” dhe “Salillari”, me argumentin se ofertat e tyre nuk përmbushnin kërkesat teknike dhe administrativo-ligjore të përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Procedura për këtë projekt rrugor është shpallur më 27 mars 2025, ndërsa fituesi është njoftuar më 23 tetor 2025. Projekti parashikon rikonstruksionin e aksit rrugor Borsh – Fterrë, një segment i rëndësishëm për lidhjen e zonave të bregdetit me zonat e brendshme.

Megjithatë, fakti që procedura është shënuar me “flamuj të kuq”, që sinjalizojnë përjashtimin e ofertës me vlerë më të ulët dhe skualifikimin e operatorëve konkurrues gjatë procesit, ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e zhvillimit të kësaj gare publike dhe nivelin real të konkurrencës në tender.

Tags: “ERGI”“Gjikuria & Senka”“Ndregjoni”Bashkinë HimarëG.P.G CompanyGjikuriaRikonstruksioni i rrugës Borsh – FterrëSalillariskandalVangjel Tavo
Previous Post

Rrëzimi i avionit ushtarak amerikan në Irak, konfirmohet vdekja e katër anëtarëve të ekuipazhit

Next Post

Tabaku: Integrimi europian është marrë peng nga mazhoranca socialiste

Next Post
Tabaku: Integrimi europian është marrë peng nga mazhoranca socialiste

Tabaku: Integrimi europian është marrë peng nga mazhoranca socialiste

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al