Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tabaku: Historia e Marselës është historia e shtresës së mesme që po zhbëhet nga sistemi pandershëm

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Tabaku: Historia e Marselës është historia e shtresës së mesme që po zhbëhet nga sistemi pandershëm
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, solli në vëmendje historinë e Marselës – një avokate dhe notere që përfaqëson mijëra profesionistë të ndershëm të shtresës së mesme që luftojnë çdo ditë me një sistem ekonomik të padrejtë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se, ndonëse Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për taksimin e profesionistëve të lirë, Marsela dhe shumë të tjerë vazhdojnë të paguajnë taksa dhe detyrime të padrejta.

Ato kanë mbetur me 2 apo 3 klientë në muaj dhe të ardhurat nuk u mjaftojnë as për të përballuar jetesën.

Teksti i plotë:

“Historia e Marselës është historia e shumë profesionistëve të ndershëm që e nisin ditën herët dhe e përfundojnë vonë, por që nuk arrijnë të sigurojnë një të ardhme me dinjitet për familjet e tyre. Është historia e shtresës së mesme në Shqipëri – shtyllës kurrizore të ekonomisë, e cila sot është lënë në harresë”, – vijoi Tabaku.

Ajo u zotua se kjo situatë do të ndryshojë dhe se Partia Demokratike ka një plan të qartë për të çliruar profesionistët e lirë nga padrejtësitë fiskale dhe për të vendosur shtresën e mesme në qendër të politikave ekonomike.

Historia e Marselës është historia e shumë avokatëve e profesionistëve të lirë në Shqipëri që përballen çdo ditë me sfida të pamundura ekonomike dhe me një sistem që nuk i mbështet, por i ndëshkon.

Me dy diploma dhe me studime të kryera në Itali, Marsela u kthye në Shqipëri për të ndërtuar të ardhmen e saj. Hapi një zyrë të vogël notarie në Tiranë, me shpresën se përmes punës së ndershme do të mund të siguronte një jetë më të mirë për veten dhe dy vajzat e saj. Por përballja me realitetin shqiptar ishte e ashpër.

Tarifat e larta, tatimet e rënda dhe detyrimet ndaj urdhrave profesionalë e bënë të pamundur që Marsela të mbijetonte financiarisht. Ajo, si shumë të tjerë, u përball me një treg të ngarkuar me konkurrencë të pandershme dhe dosje që zvarriten për vite të tëra në gjykata, pa asnjë garanci për rezultat.

Edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli të pavlefshëm ligjin e taksimit për profesionet e lira, për Marselën dhe shumë kolegë të saj nuk ka ndryshuar asgjë. Ato pak të ardhura që siguron nga 2 apo 3 klientë në muaj, vazhdojnë të gërryhen nga një regjim tatimor abuziv dhe një sistem që refuzon të dëgjojë.

Previous Post

Shefi i “Eco-Elb”, Leli Kaja, ndërtim pa leje në qendër të Elbasanit?

Next Post

VIDEO/ Alba dhe Limi s’përmbahen më! Konkurrenti i futet në dush fermeres dhe…

Next Post
VIDEO/ Alba dhe Limi s’përmbahen më! Konkurrenti i futet në dush fermeres dhe…

VIDEO/ Alba dhe Limi s’përmbahen më! Konkurrenti i futet në dush fermeres dhe…

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al