Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shefi i “Eco-Elb”, Leli Kaja, ndërtim pa leje në qendër të Elbasanit?

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shefi i “Eco-Elb”, Leli Kaja, ndërtim pa leje në qendër të Elbasanit?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në qendër të Elbasanit, vetëm pak metra nga Godina e Policisë, është në përfundim një ndërtesë dy-katëshe, dukshëm e destinuar për biznes.

Një informacion i mbërritur në redaksinë e “Boldnews.al” thotë se godina është në pronësi të Leli Kajës, administratorit të shoqërisë publike të landfillit të Elbasanit, “Eco-Elb”. Sipas denoncimit, kjo godinë po ndërtohet pa lejen e organeve përkatëse dhe askush nuk guxon ta prekë, pasi pronari i saj ka lidhje të fuqishme në Policinë dhe institucionet vendore lokale.

Në foto: Godina në qendër të Elbasanit

Denoncuesi, i cili duket se është punonjës ose ka informacione nga brenda Bashkisë së Elbasanit, thotë se për punimet në këtë godinë, pronari është pajisur me formularin 6, pra për veprimtari që nuk kërkohen leje ndërtimi. Ndërsa, situata në terren tregon se punimet mbi atë godinë duken mirëfillti ndërtim, të cilat kërkojnë leje të posaçme.

Mbi bazën e këtij informacioni, “Boldnews.al” kreu një vëzhgim në Elbasan. Godina gjendet në rrugën “28 Nëntori”, përballë me zyrat qendrore të Policisë së Elbasanit.

Në foto: Godina gjendet në fazën përfundimtare të punimeve

Ndërtesa, siç duket nga pamjet e fotografuara nga redaksia, është gati për t’u vënë në funksion. Rreth godinës nuk ka asnjë tabelë që tregon për punimet që po kryhen apo se kush subjekt po i realizon ato.

Ligji për “Ndërtimin” detyron të gjithë subjektet, publike apo private, që të shfaqin tabelën e punimeve, në rastet kur pajisen me leje ndërtimi.

I njëjti ligj përjashton nga detyrimi për leje ndërtimi apo për deklarim paraprak, rastet kur kryhen ndërhyrje minimaliste, si rregullim çatie, dritaresh, lyerje fasade e të tjera të ngjashme.

Nga ajo që vëzhgoi “Boldnews.al”, mbi godinën, për të cilën denoncuesi deklaron se është në pronësi të zyrtarit të rëndësishëm lokal, Leli Kaja, konstatohen punime të natyrave të ndryshme, me volume të mëdha, të cilat, si rregull, duhet të pajiseshin me leje ndërtimi dhe kjo e fundit të shfaqej dukshëm në kantier.

Në foto: Godina e dyshuar pa leje ndërtimi gjendet pranë Drejtorisë së Policisë

Nëse është i vërtetë informacioni, atëherë rasti është një dëshmi e fortë për mungesën totale të funksionimit të strukturave kontrolluese, përfshirë Policinë e Shtetit që e ka çdo ditë para syve, ashtu edhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Elbasanit, strukturë që dikur është drejtuar nga vetë Kaja.

Simbioza Gledian Llatja-Leli Kaja

Leli Kaja konsiderohet si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja. Ai ka mbajtur më parë postin e Kryeinspektorit Ndërtimor dhe drejtorit të Ujësjellësit të qytetit.

Me firmën e kryebashkiakut Llatja, Leli Kaja është emëruar administrator i shoqërisë publike, “Eco-Elb”. Kjo kompani është në pronësi të shtatë bashkive të qarkut të Elbasanit. Por, Bashkia e Elbasanit, nën drejtimin e Llatjas, është aksioneri maxhoritar dhe, rrjedhimisht, edhe përcaktues në emërimin e zyrtarëve drejtues.

Në foto: Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja

Shoqëria “Eco-Elb” ka objekt të aktivitetit të saj menaxhimin e landfillit dhe inceneratorit jo-funksional të Elbasanit.

Prej disa muajsh, Prokuroria e qytetit ka nisur hetime për kompaninë publike dhe zyrtarët drejtues, nën dyshimet për “shpërdorim detyre” dhe “menaxhim të mbetjeve”. Ky hetim ka nisur pas djegies periodike të mbeturinave në landfill, duke sjellë pasoja të rënda mbi jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Në foto: Administratori i kompanisë publike të landfillit Elbasan, “Eco-Elb”, Leli Kaja

Pak javë më parë, oficerët e Policisë Gjyqësore sekuestruan dokumentacionin pranë “Eco-Elb”, për të vlerësuar mbi mënyrën se si janë shpenzuar fondet publike, si edhe bashkëpunimin e dyshimtë me kompanitë private që operojnë në shërbimin e menaxhimit të mbetjeve në landfill.

Së fundmi, në objekt të hetimit, është shtuar edhe verifikimi i informacioneve mbi punësime fiktive në landfill. Sipas informacionit të siguruar në rrugë operative, dyshohet se Leli Kaja ka emëruar rreth 100 persona fiktivisht, sidomos në prag të fushatës elektorale. Megjithatë, këto të dhëna janë ende në fazën e dyshimit dhe pritet që Prokuroria e Elbasanit të hedhë më shumë dritë mbi këto të dhëna./ Nga Boldnews.al

Tags: Godina e PolicisëLeli KajaPolicisë së ElbasanitShefi i “Eco-Elb”Simbioza Gledian Llatja-Leli Kaja
Previous Post

Alarmante/ Shkakton kancer, AKU: Kemi konsumuar qumësht me aflatoksinë

Next Post

Tabaku: Historia e Marselës është historia e shtresës së mesme që po zhbëhet nga sistemi pandershëm

Next Post
Tabaku: Historia e Marselës është historia e shtresës së mesme që po zhbëhet nga sistemi pandershëm

Tabaku: Historia e Marselës është historia e shtresës së mesme që po zhbëhet nga sistemi pandershëm

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al