Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Studentët shqiptarë po largohen drejt universiteteve jashtë vendit me ritme më të shpejta se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, sipas raportit të UNESCO-s për arsimin, duke reflektuar një kombinim të emigracionit, rënies së popullsisë në moshë shkollore dhe orientimit drejt mundësive ndërkombëtare.

Raporti thekson se Shqipëria ka një përqindje shumë të lartë të studentëve që ndjekin studimet jashtë vendit dhe se kjo prirje është përshpejtuar në vitet e fundit. “Numri i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë është rritur më shpejt se në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, evidentohet në analizën për vendin.

Ky zhvillim lidhet ngushtë me dinamikat demografike dhe migratore të vendit. Raporti vëren se rritja e studentëve jashtë vendit ka ecur paralelisht me rënien e numrit të maturantëve në Shqipëri, një trend i lidhur me emigracionin dhe tkurrjen e popullsisë në moshë shkollore.

Sipas analizës, orientimi drejt arsimit të lartë dhe mundësia për të studiuar jashtë janë bërë një nga faktorët kryesorë që kanë shtyrë të rinjtë të qëndrojnë më gjatë në sistemin arsimor. Perspektiva e universitetit, brenda apo jashtë vendit, e kombinuar me emigracionin masiv, ka rritur kërkesën për arsim të mesëm dhe të lartë.

Ky nd ryshim lidhet edhe me transformimin e vetë emigracionit shqiptar. Në vitet ’90 dominohej nga emigrimi i punëtorëve të pakualifikuar për arsye ekonomike, ndërsa sot gjithnjë e më shumë të rinj largohen për arsim dhe mundësi profesionale më të mira, duke e kthyer arsimin në një kanal kryesor migrimi. Raporti vlerëson se rreth 50% e popullsisë shqiptare ka pasur një përvojë emigracioni që nga viti 1991, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre janë të arsimuar në nivele të larta.

Ndërkohë, sistemi i arsimit të lartë në vend ka kaluar një transformim të fortë pas hyrjes në procesin e Bolonjës në vitin 2003, duke sjellë rritje të shpejtë të regjistrimeve dhe mobilitetit studentor. Midis viteve 2003 dhe 2013, numri i studentëve u rrit mesatarisht me 13% në vit, ndërsa norma bruto e regjistrimit u rrit nga 16% në 64%, duke arritur në rreth 82% në vitin 2024.

Raporti thekson se edhe sistemi parauniversitar është bërë më pak pengesë për vazhdimin e studimeve. Provimet kombëtare nuk përdoren për përzgjedhje në shkollat e mesme dhe shumica dërrmuese e nxënësve i kalojnë ato, me rreth 95% të kalueshmërisë në provimin përfundimtar të arsimit të mesëm në vitin 2017./ Monitor

Previous Post

Rasti ‘Balluku’, PE vendos vijat e kuqe për imunitetin: Korrupsioni të adresohet në të gjitha nivelet pa ndërhyrje

Next Post

Mashtrimi me call center në Tiranë, media greke: Rrjeti me 450 punonjës “gëlltiti” 50 milionë euro

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al