Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Spektakël në Patos, bashkia skualifikon 10 oferta dhe shpall fitues PE-VLA-KU me 97% të fondit limit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Spektakël në Patos, bashkia skualifikon 10 oferta dhe shpall fitues PE-VLA-KU me 97% të fondit limit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia Patos ka planifikuar të shpenzojë rreth 40 milion lekë për rikostruksionin e një blloku pallatesh para Pallatit të Kulturës në qytet duke shpallur kështu edhe një tender me fond limit 40 671 021 lekë pa TVSH.

Për shkak të natyrës së punimeve dhe profilit të shumë kompanive në vend, në tender kanë dhënë ofertë 11 kompani duke rritur kështu shanset që bashkia të kursente një shumë të mirë parash për shkak të konkurrencës së madhe në këtë procedurë prokurimi.

Por, për çudi, fituesi është shpallur me 97% të fondit limit, ndërkohë që sipas dokumentacionit të konsultuar nga Skyweb.al, janë skualifikuar 10 ofertat e tjera për shkaqe të çuditshme.

Në përfundim të procedurës, u shpall fituese kompania PE-VLA-KU me ofertën 39,448,048.5 lekë. Kjo rezulton të jetë edhe oferta më e lartë e dhënë nga të gjithë pjesëmarrësit.

Njëra nga kompanitë e skualifikuara për shembull, “KTHELLA” sh.p.k është “djegur” se i ka punëtorët më të kualifikuar se ç’kërkon kontraktori.

“Është skualifikuar OE KTHELLA sh.p.k, pasi në DST është kërkuar që Operatori Ekonomik duhet të ketë të punësuar me kontrata pune 20 Puntorë të thjeshtë, por vetëm 2 (dy) prej kontratave të punës rezultojnë të jenë si Puntorë të thjeshtë, ndërsa kontratat e tjera të punës për punonjësit e deklaruar si Punëtor të thjeshtë rezultojnë të mos jenë lidhur specifikisht si Punëtor të thjeshtë midis punëdhënësit dhe punëmarrësit por si specialista në fusha të caktuara”, thuhet një dokumentin e njoftimit të fituesit.

Shkaku i skualifikimit te kompanive.Burimi: OpenProcurementAlbania

Ndërkohë, rezulton se kjo kompani ka marrë përsipër kryerjen e punës me rreth 33 milion lekë duke i kursyer taksapaguesve të Patosit rreth 7 milion lekë, jo pak për një bashki të vogël. /skyweb.al

Previous Post

Merr flakë autobusi i linjës së ‘Unazës së Re’

Next Post

Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

Next Post
Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al