Katër ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u shpallën fajtorë për krime lufte.
Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, për Rexhep Selimi Specialja vendosi 13 vite burgim, ndërsa Kadri Veseli u dënua me 18 vite burgim.
Qytetarët e Kosovës, të cilët pritën me ankth vendimin në sheshet e Prishtinës, shpërthyen në revoltë pas shpalljes së aktgjykimit.
Ata marshuan në rrugët e Prishtinës me thirrjet “UÇK”, “Hashim Thaçi”, “Jo në emër të popullit. Këta nuk janë shpallur fajtor në emër të popullit”, duke shprehur indinjatën e tyre ndaj vendimit të Hagës.







