Sunday, November 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK heton “peshkun e vogël”, kush po bllokon licencat e basteve?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
SPAK heton “peshkun e vogël”, kush po bllokon licencat e basteve?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimet e SPAK për aktivitetin e paligjshëm të basteve dhe lojërave të fatit po thellohen dhe po shtrihen përtej skemave të njohura deri më tani. Sipas PUBLIK.AL, prokurorët e posaçëm kanë zhvilluar për një periudhë të gjatë hetime të detajuara, duke analizuar pista që lidhen jo vetëm me platformat online të paligjshme, por edhe me pengesat institucionale në procesin e licencimit.

Gazetari Sokol Bregu deklaroi se SPAK ka evidentuar ekzistencën e një figure kyçe, më pak të ekspozuar publikisht, por me ndikim në funksionimin e skemës së basteve. “Bëhet fjalë për një emër që nuk është shumë i njohur për publikun e gjerë, por që ka peshë në këtë histori,” u shpreh ai.

Sipas Bregut, hetimet për bllokimin e licencave të lojërave të fatit çojnë drejt një emri konkret, të lidhur me zonën e Durrësit: Gjergji Taho. Ky i fundit, sipas burimeve që po heton SPAK, mban një funksion drejtues dhe ka kompetencë direkte në procesin e dhënies së licencave, ndërkohë që dyshohet se ka penguar qëllimisht hapjen e tyre.

Gazetari theksoi se motivi i dyshuar i këtij bllokimi lidhet me përfitime personale, megjithatë çështja ndodhet ende në fazën e hetimit.

“Duhet ta sqarojmë për publikun: jemi në fazën e dyshimeve të SPAK. Prezumohet pafajësia dhe asgjë nuk është ende e provuar. Verdiktin përfundimtar e jep gjykata, mbi bazën e fakteve”, nënvizoi Bregu.

Sipas PUBLIK.AL, hetimi aktual përfshin analizimin e faqeve online të basteve, verifikimin e lidhjeve të mundshme me krimin e organizuar, si dhe dyshimet se persona nga brenda institucioneve shtetërore mund të kenë penguar licencimin e ligjshëm për të mbajtur aktiv tregun e paligjshëm të lojërave të fatit.

Këto zhvillime tregojnë se SPAK po ndjek një linjë hetimore të zgjeruar, e cila synon të zbardhë jo vetëm aktivitetin kriminal të basteve online, por edhe mekanizmat institucionalë që dyshohet se e kanë toleruar ose favorizuar këtë aktivitet për vite me radhë.

Previous Post

Çfarë po i shtyn shqiptarët të heqin dorë nga shtetësia? 900 raste u shënuan gjatë vitit të shkuar

Next Post

Arratisja e Altin Ndocit, dështim zinxhir i institucioneve dhe kolaps i protokolleve të sigurisë shtetërore

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit
AKTUALITET

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

by Pali
November 1, 2026
0

Një aksident ka ndodhur në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Read moreDetails
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al