Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK dhe “Sekreti”

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED
0
SPAK dhe “Sekreti”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anila Hoxha

Sekreti.

Në datë 14 mars një  gjyqtar i posacëm në Tiranë ka vendosur arrest në burg ndaj dy ish  zyrtarëve dhe po me kërkesë të SPAK u shpall në nje seancë me dyer të mbyllura ” ndalimi i publikimit të akteve”. Nuk pati as njoftim zyrtar për arrestimet,  as nga SPAK dhe as Policia

Gjendur përballë informacioneve të shumta që më sinjalizuan se dy të dyshuarit ishin arrestuar mbas hakerimit të Pc të prokurorëve të posacëm në të njëjtën datë ju drejtova me kërkesë zyrtare SPAK me pyetjen për cfarë vepre penale ishte arrestuar i dyshuari Zambak Gjoni. ( foto 1 e emailit datë 14 mars)

Ndërsa pati heshtje nga instucioni dhe për shkak të  rëndësisë dhe interesit publik, vazhdova të mbledh informacione nga burimet,  që me saktesuan se “po kishte patur ndërhyrje” .

Në 25 mars ju ridrejtova SPAK me kërkesë mbi të njëjtin objekt, duke kërkuar informim për cka kisha mbledhur ; pra të dhena shtesë për të konfirmuar cka më kishin treguar burimet. Që hetimi po kryhej për akuzat e nxjerrjes së akteve sekrete dhe ndërhyrje në sistem. Dhe me një seri pyetjesh për të cilat prisja konfirmim dhe që mund ti gjeni në foton dy ( emaili datë 25 mars)

Në 1 prill SPAK përgjigjet pa përgjigjje ishin me frazën : – nuk kemi informacion për të ndarë me ju

U konsultova me ekspertët  më të mirë se si duhet të veproje një gazetar përballë një situate të tille. A duhet të presë derisa sekreti të marrë dhenë , duhet të rrezikojë dhe për pasojë të merret nën hetim apo duhet të respektojë interesin publik.

Më thanë ” qëndro gazetare” .

Dhe kështu po bëj.

Po e publikoj sot ngercin e transparencës fshehur pas sekretit hetimor të një prokurorie,  e cila nga data 13 mars kur u arrestuan dy ish zyrtarë,  vendos më në fund të ndajë informacion.

Asgjë ska ndryshuar , sekreti vazhdon sekret , megjithatë sot në datë 4 prill ; prokuroria  e posacme  njofton zyrtarisht mes te tjerash:

“Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.”

Previous Post

Basha dhe Jupi në Njësinë 5: Politika bëhet nga rruga, jo nga zyra

Next Post

I vranë djalin një vit më parë, gjendet e pajetë në banesë 66-vjeçarja

Next Post
I vranë djalin një vit më parë, gjendet e pajetë në banesë 66-vjeçarja

I vranë djalin një vit më parë, gjendet e pajetë në banesë 66-vjeçarja

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Video/ Polici i Kosovës përlotët kur merr në dorë flamurin e Kosovës dhe të UCCK-së

Video/ Polici i Kosovës përlotët kur merr në dorë flamurin e Kosovës dhe të UCCK-së

September 16, 2026
Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al