Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sot seanca e radhës ndaj Veliaj, Plarent Ndreca mbërrin në GJKKO

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Sot seanca e radhës ndaj Veliaj, Plarent Ndreca mbërrin në GJKKO
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Plarent Ndreca është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të zhvillohet seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në seancën e kaluar, gjykata lexoi një shkresë të dërguar nga Veliaj prej paraburgimit të Fierit, përmes së cilës ai kundërshtonte transferimin nga paraburgimi i Tiranës drejt atij të Fierit.

Në dokumentin e tij, Veliaj pretendonte se ishte transferuar pa u informuar paraprakisht dhe pa iu bërë e ditur se ku do të dërgohej. Ai theksonte se me këtë vendim ishte larguar rreth 100 kilometra nga gjykata ku po zhvillohet procesi ndaj tij, por edhe nga bashkëshortja, dy fëmijët e mitur dhe nëna e tij pensioniste.

Po ashtu, kryebashkiaku pretendonte se ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, e kishte vizituar pas transferimit në Fier dhe i kishte thënë se ky veprim ishte kryer me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama.

Ndaj tij rëndojnë 13 akuza të rënda penale, 9 nga të cilat janë për korrupsion, të tjerat janë për shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, së fundi ka filluar të grindet me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar mocion mosbesimi, komision hetimor parlamentar duke gënjyer për kërcënime apo ndërhyrje, të gjitha këto me qëllimin për të politizuar çështjen për në Strasburg.

Por nga ana tjetër prej një viti e 5 muaj, Erion Veliaj nuk shkon të gjykohet dhe të përballet me 13 akuzat e rënda që prokurorët kanë gjetur në mbi 60 mijë faqet që përmbajnë fakte dhe prova kundër kryebashkiakut.

Veliaj nuk ka guximin të përballet me drejtësinë dhe prej një viti e 5 muaj ka shtyrë seancat duke përdorur skema të ndryshme me avokatë që dorëhiqen, që kthehen sërish, me avokatë të zgjedhur kryesisht, së fundi ka avokat të pandehurin Plarent Ndreca, i cili herë shkon, herë nuk shkon as vetë në seancë, duke bërë që seancat të shtyhen pambarimisht.

Nga pastrimi i parave te rreziku i humbjes së kursimeve, sa të sigurta janë bankat dixhitale?
Gjyqi ndaj tij tashmë do të kishte përfunduar nëse nuk do të shtyhej pambarimisht nga Veliaj, avokati i tij i pandehur Plarent Ndreca dhe kompanitë e lobimit që prej më shumë se një viti kanë shpikur skenarë të ndryshëm për të shtyrë seancat që i pandehuri me 13 akuza të rënda penale të mos gjykohet.

Previous Post

Nën hetim nga SPAK për tenderat, Mirlinda Karçanaj paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Next Post

“Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin në Bruksel, reagon Marta Kos: Kënga nuk pasqyron qëndrimet e KE-së

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi
KRYESORE

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi

by Pali
November 12, 2026
0

Kombëtarja ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën...

Read moreDetails
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

February 27, 2026
Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

November 15, 2026
Një tjetër sukses kuqezi, Lara Colturi triumfon me podium në pistat e Finlandës

Një tjetër sukses kuqezi, Lara Colturi triumfon me podium në pistat e Finlandës

November 14, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë

November 17, 2026
Mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

Mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

November 17, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al