Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

 Skuka drejt largimit nga Maribori, kthehet në opsion për sulmin e… Partizanit

Editor by Editor
in Sport
0
 Skuka drejt largimit nga Maribori, kthehet në opsion për sulmin e… Partizanit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Xhuliano Skuka është drejt largimit nga Maribori. Ky është lajmi i raportuar nga mediat sllovene. Klubi do të bëjë spastrime në këtë dritare transferimesh dhe në listën e gjatë bën pjesë edhe ish-sulmuesi i Partizanit.

Dibrani është ende në pronësi të klubit të Metzit në Francë dhe pas fundit të kësaj aventure ai do të kthehet në klubin që pagoi 1.4 milionë euro në janarin e shkuar për ta blerë nga Partizani. Megjithatë, me siguri Skuka nuk do të qëndrojë te Metzi në pjesën e mbetur të sezonit dhe do të shohë për të tjera mundësi që tregu do t’i ofrojë. Formula e transferimit të radhës pritet të jetë sërish huazimi.

Një nga opsionet e Skukës është edhe Partizani. Të kuqtë e kanë gjithnjë të hapur derën për dibranin dhe do të ishin të gatshëm ta huazonin duke paguar një pjesë të rrogës. Gjithsesi, për momentin kjo është vetëm në kuadrin e dëshirës, pasi me siguri sulmuesi do të presë deri në javët e fundit të merkatos për të caktuar stacionin e tij të radhës. Skuka shënoi vetëm 2 gola me Mariborin. Një opsion për sulmin e kuq është përfolur edhe Dejvi Bregu, i cili gjithsesi mbetet një alternativë më e zbehtë.

PLANI I MERKATOS – Sa i përket merkatos në dalje, të kuqtë kanë marrë disa oferta për lojtarët që kanë spikatur më së shumti. Në qendër të merkatos është Arinaldo Rrapaj, për të cilin të kuqtë kërkojnë një shifër prej rreth 600-700 mijë eurosh. Por deri më tani, për vlonjatin dhe për pjesën tjetër të skuadrës nuk ka mbërritur asnjë ofertë, që bind Demin të heqë dorë nga ndonjëri prej senatorëve të ekipit.

Sa u përket afrimeve, për momentin nuk është negociuar me asnjë emër konkret, por klubi është ende në studimin e tregut dhe në hartimin e listës së alternativave. Me ardhjen e Shehit, në ditët në vijim pritet që gjërat të bëhen me konkrete. Përveç një sulmuesi “gjakftohtë”, mbrojtja do të ketë vëmendjen më të madhe, teksa pritet të shihet edhe për një mesfushor “shkatërrues”, rol, të cilin aktualisht nuk e bën askush. Trajneri Shehi e ka të nevojshëm një lojtar të tillë për skemat e tij, pasi te Tirana kemi parë ta ketë gjithnjë. Në sezonin e parë ishte Ardit Toli, ndërsa më pas u transferua Albano Aleksi. Largimi i Matondos në verë ka lënë një “gropë”, që nuk është zënë ende në ekipin e kuq.

 

Previous Post

Arrestohet politikani i djathtë

Next Post

“U dorëzuam ndaj Erzenit”, Abilaliaj: Lojtarët “të hutuar” prej ofertave

Next Post
“U dorëzuam ndaj Erzenit”, Abilaliaj: Lojtarët “të hutuar” prej ofertave

“U dorëzuam ndaj Erzenit”, Abilaliaj: Lojtarët “të hutuar” prej ofertave

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al