Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

“U dorëzuam ndaj Erzenit”, Abilaliaj: Lojtarët “të hutuar” prej ofertave

Editor by Editor
in Sport, Uncategorized
0
“U dorëzuam ndaj Erzenit”, Abilaliaj: Lojtarët “të hutuar” prej ofertave
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Arbër Abilaliaj ndaj Erzenit mbylli aventurën e tij si trajner i Partizanit.

Pas një starti shumë të mirë, situata ndryshoi me kalimin e javëve, për ta mbyllur me humbjen e së dielës ndaj shijakasve, në një ndeshje ku të kuqtë u panë të vuajnë, si dhe të humbasin penalltinë e radhës. Pas ndeshjes, drejtori i Partizanit foli ekskluzivisht për “Panorama Sport”, ku shprehu rezervat e tij për skuadrën dhe tregoi planet e merkatos.

Duket se paska qenë e shkruar që ta përjetoni edhe humbjen si trajner i Partizanit…

Po pak rëndësi ka kjo. Nuk është se unë po luftoj për statistika. I rëndësishëm është fakti që nuk arritëm dot të shfrytëzonim një shans të mirë që na u dha për të ngushtuar diferencën me kundërshtarin tonë, Egnatian. Por pak a shumë i druheshim kësaj gjëje, duke pasur parasysh se konsumi në mesjavë ishte shumë i madh. Ashtu ndodhi, nuk ishim reaktivë sa duhet, nuk ishim të vëmendshëm dhe kjo gjë na solli edhe te humbja e sotme.

Dy penallti të fituara, të dyja të humbura. Ku qëndron problemi para 11 metrave te Partizani?

Është çështja që nuk arrijmë dot t’i konkretizojmë, si rasti i Bintsukës tek për tek me portierin. Janë momente që bëjnë diferencën në futboll. Erzeni e shfrytëzoi penalltinë me Kahrimanoviçit, kurse ne nuk arritëm ta shfrytëzonim me Carën. Por penalltia e tillë është, mund të ndodhë. E rëndësishme është që nuk arritëm dot të shfaqemi në nivelin tonë. Në momentin që nuk e kemi atë freskinë në fazën finale, na kondicionin gjithë kohës.

Ndryshe nga para disa javësh që shënonit në fund, në këto ndeshje edhe fati iu është kthyer kundër. Mendoni kështu?

Nuk mund të them kështu. Fati të ndihmon në momentin që je duke ndërtuar dhe duke prodhuar. Realisht, çunat diku nga minuta e 80-të thuajse u dorëzuan. Nuk kishin më forcë për të arritur te barazimi ose te fitorja. Por e thashë edhe njëherë, në momentin që jemi mendoj se kemi marrë maksimumin, duke pasur parasysh se kemi shumë nevojë për një pushim. Për t’u shkëputur dhe lojtarët të rifreskohen pas një 6-mujori të parë shumë të lodhshëm dhe të vështirë. E mira ishte ta mbyllnim me fitore, nuk ia dolëm, të shikojmë përpara.

Jeni i kënaqur që ktheheni të “luani” në rolin tuaj natyral si drejtor sportiv?

E rëndësishme është që jam në funksion të klubit dhe të ekipit. Jemi duke menduar dhe duke parë mundësitë për të përforcuar ekipin në ato 2- 3 pika që i dimë dhe po presim me padurim që të na kthehen të gjithë lojtarët që kanë qenë së fundmi të dëmtuar.

Mba dhe Rrapaj flitet se kanë oferta. Sa mundësi ka që ndonjëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit të largohet në janar?

E para, është gjithnjë e vështirë të menaxhosh situatat te Partizani, që është një klub i rëndësishëm dhe ofertat nuk mundojnë. Edhe vëmendja e lojtarëve në dhjetor nuk është maksimale, janë të shpërqendruar. Është e vështirë për ta menaxhuar, sepse lojtarët mendojnë për ofertat. Vërtet ka oferta, por në janar askush nuk largohet nga Partizani. Në momentet që flasim kjo gjë është e sigurt, përjashto vetëm ndonjë gjë që është jashtë normales, të cilën nuk e dimë, sepse merkatoja është dinamike. Por me planifikimin që kemi bërë, nuk largohet askush. Për më tepër do të ketë edhe 2 apo 3 përforcime për të pasur një skuadër më të plotësuar në 6-mujorin tjetër të sezonit.

Previous Post

 Skuka drejt largimit nga Maribori, kthehet në opsion për sulmin e… Partizanit

Next Post

Shifrat flasin vetë, Partizani është kampioni i vitit 2023

Next Post
Shifrat flasin vetë, Partizani është kampioni i vitit 2023

Shifrat flasin vetë, Partizani është kampioni i vitit 2023

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al