Saturday, October 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në 30 korrik, Këshilli Kombëtar i Territorit të Ujit miratoi lejen e ndërtimit për një resort turistik në zonën e Palasës. I emërtuar me emrin Regina Collection, resorti sipas lejes do të ndërtohej mbi një tokë, ku Edi Rama kishte dhënë më parë një tjetër leje.

Miratimi i lejes së ndërtimit për biznesmenin Vasil Bedinaj ishte shkëndija që ndezi një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit.

Vetëm një muaj pas këtij vendimi, në Vlorë u shkrepën armët dhe Shqipëria u trondit nga përplasja e dhunshme me armë zjarri mes dy prej biznesmenëve nga më të mëdhenjtë në vend, Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt.

Luan Muça, i shoqëruar nga një grup personash, mësyu në Radhimë duke shkaktuar një përplasje të armatosur mes grupit të tij dhe atij të Bedinajt.

Për të mbyllur me urgjencë këtë skandal të rëndë, Edi Rama ndërhyri publikisht menjëherë pas ngjarjes, duke njoftuar shtetëzimin e plotë të tokës ku lindi konflikti.

Rama deklaroi se e gjithë sipërfaqja e përfshirë në atë që ai e quajti “konflikt banal dhe brutal” do të kalojë në pronësi të shtetit për interes publik, duke u kthyer në një ullishte, si një mesazh për të gjithë investitorët.

Konflikti ishte me të vërtetë banal edhe brutal ashtu siç thotë kryeministri. Por më banal dhe brutal ishte shkaku që çoi në shkrepjen e armëve.

Kjo ishte vendimarrje e qeverisë, që miratoi dy leje ndërtimi në të njëjtin vendin, një tregues që dëshmon shthurjen e shtetit dhe institucioneve.

Ky rast nxjerr në dritë një praktikë të rrezikshme të funksionimit të lejeve të ndërtimit për resorte strategjike, të cilat miratohen pa zgjidhur fillimisht mbivendosjet kadastrale.

Në vend që të shërbente si rregullator, qeveria funksionon si katalizator për vetëgjyqësi të armatosur në mes të sezonit turistik. Tani shqiptarët do të paguajnë faturën e shpronësimit për të fshirë pasojat e vendimeve të Edi Ramës. /Kapitali.al/

Previous Post

Mziu hap dosjet e PS para Manjës: Bosh, asnjë dokument të shkruar

Next Post

Aksident zinxhir, 69 automjete aksidentohen në SHBA

Next Post
Aksident zinxhir, 69 automjete aksidentohen në SHBA

Aksident zinxhir, 69 automjete aksidentohen në SHBA

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nëna e saj u shfaq në një nga videot intime, reagon vajza e Eli Farës: O Allah më drejto

Nëna e saj u shfaq në një nga videot intime, reagon vajza e Eli Farës: O Allah më drejto

October 3, 2026
Audiopërgjimet për trafik armësh/ SPAK regjistron dy vepra penale pas kontrolleve te personat e lidhur me KAYO

Audiopërgjimet për trafik armësh/ SPAK regjistron dy vepra penale pas kontrolleve te personat e lidhur me KAYO

October 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al